Nuk ka ditë që të mos shkojë pa shfaqjet e palaçollëkut politik shqiptar. Këto 48 orët e fundit e gjithë makineria propagandistike e pushtetit po merret me zbutjen e efektit psikologjik që ka vendimi i parlamentit hollandez për rivendosjen e vizave për shqiptarët. Pika kryesore e kësaj përpjekje është se shqiptarët sipas statistikave hollandeze përbëjnë 0.2% të kriminalitetit në këtë vend.  Nga ana tjetër po këmbngulet për të shpjeguar se qeveria e Hollandës nuk do ta zabtojë rekomandimin e parlamentit. Nuk mund të mungonte gaztori i përhershëm në kësi situatash, zv.kryeministri Erjon Braçe që shkruan se:ka një betejë kriminale të Lulzim Bashës kundër shqiptarëve

Por këto media të pushtetut që sot përpëliten për të mbajtur korin partizan me këngën: Viza s’ka, janë po ato paçavure që ditë për ditë e rast pas rasti publikojnë gjithfarë lajmesh nga media të huaja që flasin për Mafien Shqiptare. Sesi shqiptarët po marrin drejtimin e trafikut të kokainës.

Po të përdorim gjuhën e Spartak Ngjelës do të thoshim se duke parë nga kafkat, kjo cilësi do pritet. Por t’i lëmë presupozime të tilla për ta vënë në dukje se parlamenti hollandez në një farë mënyre po konfirmon krenarinë idiote të një pjese të gazetarëve shqiptarë që mburren lart e poshtë, e pse jo shoqërohen me njerëz që janë objekt të kronikave të zeza, duke dalë me shpatë në dorë si zëdhënës të Mafies numër një, asaj Shqiptare. Budallallëku ka faturë dhe kjo e Hollandës është një ndër to, ndonëse ai nuk kurohet. Janë po këto media që sot turfullojnë në mbrojtje të shqiptarëve të ndershëm, por që nesër as e vënë ujët në zjarr dhe mund të publikojnë shkrimin e parë që do t’i rendisë shqiptarët si mafiozë. Pyetja që shtrohet është: sa përqind përbëjnë këta gazetarë? /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Nga shtypshkronja e parë, tek epoka e internetit. Si i përdorin populistët mediat e reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *