Nëse riktheheni pas në kohë në vitin 2014, mund të kujtoni një film që na bëri të gjithëve të flasim për kapacitetin e trurit. Protagonisja kryesore Lusi, u bazua tek premisa se ne njerëzit përdorim vetëm 10 për qind të trurit, dhe ndërsa e dimë që ky është një mit, mbetet gjithsesi ende pyetja: Sa për qind të trurit përdorim në të vërtetë?

Truri ynë përbëhet nga 3 rajone kryesore: truri, truri i vogël dhe trungu i trurit. Zona të ndryshme të trurit funksionojnë në mënyrë të pavarur, por edhe së bashku për të koordinuar detyrat. Ndaj në varësi të asaj që bëjmë, ndryshon edhe sasia e trurit që përdoret. Ndërsa mund të jetë e vërtetë që jo çdo rajon është gjithmonë i aktivizuar, kjo nuk do të thotë që disa pjesë mbeten të papërdorura.

“Ne përdorim pothuajse çdo pjesë të trurit. Shumica e tij është pothuajse aktive gjatë gjithë kohës”-thotë neurologu Berri Gordon nga Shkollën e Mjekësisë e Univesitetin Xhon Hopkins, SHBA. Edhe kur jemi duke pushuar ose duke fjetur, pjesa më e madhe e trurit është aktive.

Lexo po ashtu:  A është Zoti brenda apo jashtë nesh?

“Ka shumë të dhëna që tregojnë se gjatë një dite ju përdorni 100 për qind të trurit”- shton Xhon Henlej, neurolog në Klinikën Majo në Roçester, Minesota. Por sipas tij kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se heqja e një pjese të trurit apo ruajtja e një dëmtimi në tru, i lë njerëzit të paaftë për të kryer detyrat e përditshme,

“Truri e ka një mënyrë për të kompensuar dhe siguruar që ajo që pjesa e mbetur, të marrë përsipër aktivitetin e përditshëm”,- thekson Henlej. Është pikërisht ky plasticitet që shpjegon arsyen pse disa njerëzve që u mungojnë pjesë të trurit të tyre, janë çuditërisht ende në gjendje të funksionojnë normalisht.

Atëherë si e dimë që është gabim pretendimi i përdorimit 10 përqindësh? Për këtë është përdorur një teknikë e quajtur përfytyrimi i rezonancës magnetike funksionale (fMRI). Kjo pajisje mat rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenimin në tru, për të zbuluar aktivitetin në rajone të ndryshme të këtij organi.

Dhe kjo teknikë ka zbuluar se edhe kur kryejmë detyra të thjeshta, është aktiv shumë më tepër se sa vetëm 1/10 e trurit. “Ndoshta 10 për qind i referohet numrit të qelizave të trurit”-mendon Klaudia Hemond. “Por as kjo nuk qëndron. Sepse kur ndonjë qelizë nervore është e lirë, ajo ose degradon ose vdes ose kolonizohet nga zona të tjera aty pranë. Ne nuk i lejojmë qelizat tona të trurit që të rrinë kot”-nënvizon ajo.

Lexo po ashtu:  “Çdokush që ti njeh, është duke kaluar nëpër një betejë, për të cilën ti nuk di asgjë. Ndaj, ji i sjellshëm! Gjithmonë!”

Prandaj shifra prej 10 për qind është thjesht e pakuptimtë, pretendon neuroshkencëtarja Emi Reishelt. Sepse ndonëse truri përbën vetëm 2 për qind të masës së trupit tonë, ai përdor 20 për qind të energjisë sonë. Ndaj pse duhet të harxhojmë një sasi kaq të madhe të burimeve tona trupore për të fuqizuar vetëm një përqindje të vogël të saj? / iflscience – bota.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *