Konflikti në Ukrainë ka marrë një kthesë të pabesueshme teksa kreu i grupit “Wagner”, Yevgeni Prigozhin, ka deklaruar nisjen e asaj që po cilësohet si luftë civile. Antagonizmi i tij me Ministrinë e Mbrojtjes për çështje të municioneve dhe përparësisë së operacioneve ka shpërthyer në konflikt të hapur.

Në një mesazh nga Rostov, Prigozhin ka deklaruar se ka çdo gjë nën kontroll, ndërkohë që ka raportime për përplasje me ushtrinë ruse në Voronezh ku është hedhur në erë një depozitë karburanti e shfrytëzuar nga “Wagner” dhe në Khreson, ku është goditur me raketë një helikopter i ushtrisë ruse.

Në rrjetet sociale raportohet se Medvedev është larguar nga Moska, po ashtu edhe Putin si dhe Lukashenko nga Minsku. Është një ortek informacioni që po mbulon me paqartësi atë që po ndodh në të vërtetë. Një analiste e çështjeve ruse, Velina Tchakarova ka ofruar një interpretim ndryshe: sipas saj kjo është një përballje mes dy organizatave kriminale, asaj të Moskës së drejtuar nga Gerasimov dhe Shoigu dhe asaj të St. Petersburgut të drejtuar nga Putin. Tchakarova thotë se Prigozhin po kryen një inskenim të qëllimshëm për të dhënë një justifikim për Putinin për largimin nga Ukraina.

Lexo po ashtu:  De Telegraaf: 3 partitë kryesorë në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët

Në media po ashtu janë hedhur lajme se Putin është në depresion, se ai madje ka kërkuar që pushtetin dhe komandën ta marrë Nikollai Patrushev, por ky i fundit ka refuzuar. Në fakt Putin ka mbajtur një fjalë drejtuar vendit përmes së cilës ka deklaruar tradhëtarët do të dënohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *