Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest, Hungari ku ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Politik Europian. Mes takimeve me lider të ndryshëm, Rama ka gjetur kohë për tu ulur dhe me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Në samitin e sotëm marrin pjesë 50 liderë të Europës si edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Në fokus të diskutimeve është sfidat e përbashkëta nga lufta në Ukrainë dhe emigracioni i përgjithshëm.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.



