Blerjet do të realizohen përmes Samsung Blockchain Wallet i cili tashmë integrohet me aplikacionin mobil Gemini.

Samsung do të përfshihet akoma më tepër në botën e kriptmonedhave. Ditën e Enjte kompania e prodhimit të smartfonëve hyri në një bashkëpunim me Gemini për të ofruar blerjen e kriptomonedhave si Bitcoin në smartfonët Samsung në SHBA dhe Kanada.

Blerjet do të realizohen përmes Samsung Blockchain Wallet i cili tashmë integrohet me aplikacionin mobil Gemini. Përdoruesit mund të shohin balancat e llogarive të tyre Gemini në aplikacionin Samsung Blockchain Wallet.

Të dy aplikacionet janë të disponueshme në Samsung Galaxy Store. Gemini gjithashtu është i disponueshëm në Google Play Store.

Aplikacionet mund të shkarkohen vetëm në Galaxy S20, Galaxy Z flip, Galaxy Note 10, Galaxy Fold dhe Galaxy S10 në SHBA dhe Kanada momentalisht. Samsung nuk dha informacione nëse do të ofrohen edhe për vende të tjera të botës por mbetet një mundësi duke qenë se platforma Gemini është e disponueshme në disa vende.

Lexo po ashtu:  Çfarë duhet të konsideroni para se t’i blini fëmijës suaj një telefon celular?

Samsung lançoi Blockchain Wallet në Galaxy S10 duke mundësuar dërgimin, pranimin dhe ruajtjen e kriptomonedhave. Gemini është platformë që ofron blerjen, shitjen dhe ruajtjen e mëse 20 kriptomonedhave përfshirë Bitcoin, Ethereum Bitcoin Cash, Litecoin dhe Zcash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *