Kompanitë si Apple dhe Samsung mund të përdorin edhe justifikimin se përdoruesit kanë ende një karikues të vjetër nga telefonët e kaluar që kanë pasur.

Kur spekulimet filluan se Apple nuk do të përfshinte një karikues e as kufje në paketimin e iPhone 12, shumë thanë se Apple është Apple.

Tashmë një tjetër prodhues telefonësh Android mund të aplikojë të njëjtën strategji. Sipas një raporti të fundit Samsung po konsideron të shesë smartfonë pa karikuesit në kuti duke filluar nga vitin i ardhshëm.

Ndërsa gjiganti Korean nuk ka konfirmuar lajmin, është e mundur që për të mbajtur koston të ulët, Samsung ka ndërmarrë këtë vendim drastik. Çmimet e smartfonëve vitet e fundit janë rritur në mënyrë drastike me Galaxy S20 Ultra që kaloi çmimin bazë 1,499 dollarë ndërsa edhe prodhues të tjerë po kapërcejnë mbi 1,000 dollarë.

Kompanitë si Apple dhe Samsung mund të përdorin edhe justifikimin se përdoruesit kanë ende një karikues të vjetër nga telefonët e kaluar që kanë pasur.

Lexo po ashtu:  Vetëm më afër vendlindjes sime, Do doja të kthehesha gjithnjë, nga Sergej Esenin

Samsung është kritikuar më parë për shitjen e karikuesit 45W për 50 dollarë duke përfshirë në kuti vetëm një karikues 25W për Galaxy S20 Ultra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *