Edhe në tre mujorin e katërt Samsung do të shijë financa të forta për shkak të debutimit të iPhone ku kompania është një prej furnizuesve kryesorë me pjesë.

Gjiganti Korean i elektronikës Samsung lajmëroi ditën e Mërkure se pret fitim prej 10.3 miliardë dollarë në  tre mujorin e tretë të 2020-ës, një rritje me 58% krahasuar me një vit më parë.

Kompania nuk zbuloi se nga vjen ky fitim por me shumë gjasa nga shitjet më të larta të pajisjeve mobile kryesisht të rangut të mesën sesa flagshipët si Galaxy Note 20.

Çipet grafike për konsolat e reja ë lojërave gjithashtu kanë kontribuuar që neto rezultate financiare. Një tjetër faktor është vështirësitë që po kalon Huawei për shkak të sanksioneve Amerikane dhe që po përpiqet të krijojë stok hardueri përpara se ato të hyjnë në fuqi.

Edhe në tre mujorin e katërt Samsung do të shijë financa të forta për shkak të debutimit të iPhone ku kompania është një prej furnizuesve kryesorë me pjesë.

Lexo po ashtu:  Rroftë jeta, nga Petro Marko

Të ardhurat u rritën me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *