Duke analizuar rezultatin telefoni është shumë i mirë në realizimin e fotove ku me 85 pikë ndërsa në video jo më shumë se 79 pikë.

Samsung Galaxy A50 ka një kamër solide

Samsung Galaxy A50 është ndër të paktë telefonë të rangut të mesëm të cilët kanë konfigurim prej tre kamerash në pjesën e pasme dhe sipas testimeve të DxOMark, në të vërtetë është më i mirë sesa disa flagshipë të vjetër.

Në total kamera e Galaxy A50 shënoi 83 pikë, shumë larg standardit të flagshipëve të 2019-ës por pranë telefonëve premium si LG G7 ThinQ, Nokia 8 Sirocco dhe Apple iPhone 7.

Duke analizuar rezultatin telefoni është shumë i mirë në realizimin e fotove ku me 85 pikë ndërsa në video jo më shumë se 79 pikë.

DxOMark citon riprodhimin e ngjyrave, gamën e gjerë dinamike, ekspozimin e mirë dhe balancimin e ngjyrës së bardhë si pikat e forta.

Telefoni dështoi në shpejtësimin e fokusimit në dritë të paktë si dhe mbulimin e ngjyrave jeshile dhe pink.

Regjistrimi video mori një rezultat të dobët për shkak të autofokusit jokonsistent dhe mungesës së detajeve. Riprodhimi i ngjyrave dhe reduktimin e “zhurmës” ishte i nivelit të lartë.

Lexo po ashtu:  Pse është kaq e vështirë të prodhosh një telefon me ekran që paloset?

Stabilizimi ishte një tjetër aspekt që çuditi ekipin e DxO. Analizën e plotë të kamerës e gjeni në këtë lidhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *