Samsung ka konfirmuar datën e lansimit të Galaxy S10 5G sot. Fillimisht duhej ta lansonte pajisjen deri në fund të këtij muaji.

Lansimi u vonua për shkak të diskutimeve të vazhdueshme midis partnerëve transportues dhe qeverisë së Koresë së Jugut.

Kompania konfirmoi sot se do të lansoj pajisjen e parë me kapacitet 5G më 5 prill në Korenë e Jugut.

Nuk do të ketë ndonjë program para-porositjesh për pajisjen, raporton Yonhap News. Galaxy S10 5G pritet gjithashtu të shfaqet në Shtetet e Bashkuara në prill.

Pas lansimit të telefonëve të parë të palosshëm në botë, Galaxy Fold, Samsung tani po shqyrton titullin e vendosjes së telefonit të parë 5G në treg.

Megjithëse Samsung nuk ka zbuluar ende çmimet e Galaxy S10 5G, vështruesit e industrisë presin që pajisja të kushtojë rreth 1.5 milion won ($ 1,332) në Korenë e Jugut.

Lexo po ashtu:  “E ftohtë dhe e ashpër”, poezia e trishtë e Franz Kafkës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *