Përmes një dokumentacioni dërguar pranë autoriteteve Kineze të certifikimit, Samsung zbulon detajet e Galaxy Note 20 Plus duke konfirmuar numrin e modelit, konektivitetin dhe aftësitë karikuese të smartfonit.

Samsung ka nisur përgatitjet për mbërritjen e Galaxy Note 20 në Gusht dhe një raport i fundit detajon atë çfarë kompania ka planifikuar më në detaje.

Përmes një dokumentacioni dërguar pranë autoriteteve Kineze të certifikimit, Samsung zbulon detajet e Galaxy Note 20 Plus duke konfirmuar numrin e modelit, konektivitetin dhe aftësitë karikuese të smartfonit.

Dokumentacioni i Samsung tregon për një numër moeli SM-N975 i cili vjen me teknologjinë 5G dhe karikim të shpejtë 25W dhe 45W. Kjo teknologji suportohej në modelin e kaluar por nuk ishte certifikuar zyrtarisht.

Aktualisht e gjithë linja Galaxy S20 ka certifikimin 45W por me Note 20 implementimi i saj do të kushtojë më pak. Përveç këtyre informacioneve dimë edhe se Note 20 do të ketë teknologji biometrike më superiore, ekran më efikas, më tepër RAM dhe memorie më të shpejtë.

Së fundi sipas raportit me Note 20 Samsung do të adresojë problemet me autofokusin shfaqur tek linja Galaxy S20.

Lexo po ashtu:  Shfletuesi i ri i Microsoft dërgohet tek 1 miliardë përdorues të Windows 10

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *