Karta e debitit mund të integrohet lehtësisht në Samsung Pay. Sapo të krijoni një llogari Samsung Pay, automatikisht merrni një kartë virtuale e cila mund të shndërrohet edhe fizike.

Samsung nuk priti gjatë për të prezantuar një kartë debiti të cilën gjiganti i teknologjisë e zbuloi sot. Quhet Samsung Money dhe ofron një eksperiencë të re për menaxhimin e parave në bashkëpunim me Martercard.

Karta e debitit mund të integrohet lehtësisht në Samsung Pay. Sapo të krijoni një llogari Samsung Pay, automatikisht merrni një kartë virtuale e cila mund të shndërrohet edhe fizike.

Mund të kontrolloni balancën, të bllokoni kartën, të etiketoni transaksione të dyshimta si dhe të kontrolloni llogarinë.

Sigurisht ka edhe përfitime. Së pari bëheni automatikisht pjesë e Samsung Rewards dhe shpërbleheni për çdo blerje të bërë me Samsung Pay. Përdoruesit besnikë mund të konvertojnë pikët në para.

Nëse diçka shkon tek, llogaria Samsung Pay ka një garanci deri në 1.5 milionë dollarë. Si Apple Card, edhe karta fizike e Samsung nuk ka një numër, një CVV e as detaje të cilat mund të përdoren nëse bie në duar të gabuara.

Lexo po ashtu:  Gjuha shqipe bëhet pjesë e librit “La classe plurilingue” në Itali

Karta e Samsung do të debutojë në Verë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *