Pas pandemisë, së shpejti përurohet gjatë shtatorit 2020, libri akademik “Leksikon enciklopedik”nIBliotekën Qendrore Universitare ose në ASHAK Prishtinë
Nga Flori Bruqi
Për herë të parë në trojet tona shqiptare, me një punë të palodhshme në fushën e shkencës, letërsisë, artit, doli kohë më parë nga shtypi libri enciklopedik me titullin “Leksiokon enciklopedik”, botim nën siglën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare-Amerikane – Dega në Prishtinë (Botues Flomed SHPK, Prishtinë).
Libri ka një vlerë të veçantë për kohën dhe që trajton shkencën, letërsinë dhe artet në të gjitha hapësirat shqiptare, në në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi edhe në diasporë.
Bashkëpunëtoret e Enciklopedisë janë studiues të njohur nga trevat shqiptare ( Akademik Flori Bruqi, Akademik Dibran Fylli, Akademik Hakif Bajrami,Akademik Naim Kelmendi,Akademik Nijazi Halili, Mr.Sci.Fatmir Halimi,
Prof. Abdullah Troshupa) të cilët përbëjnë bordin e Librit. Kjo enciklopedi është e para e këtij lloji në hapësirën shqipfolëse.
Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, kur ne e dimë se Shqipëria ende nuk e ka enciklopedinë e saj.
Ka pasur një fjalor të hershëm enciklopedik dhe në vitin 2019 ASHAK, botioi ”Fjalorin enciklopedik” me dy vëllime…, ndërsa Enciklopedia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve – Dega në Prishtinë, do të ketë disa vëllime… dhe përfshinë kontributin e 352 shkencëtarëve, shkrimtarëve, artistëve në fusha të ndryshme.
Enciklopedia ka si specifikë se mbart elementë vlerësues për çdo autor; çfarë ai përfaqëson, cilat janë tiparet, profili i tij, nga se çmohen veprat e tij qoftë nga shkencat ekonomike, shkencat e mjekësisë, shkencat e historisë nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Është bërë një sistemim i plotë, i ngjeshur i vlerave që ka krijuar shkenca, letërsia, arti shqiptar në shekuj.
Veprat e realizimit socialist janë pjesë e Enciklopedisë dhe historisë dhe nuk mund të veçohen. Ka pasur bota pjesë të errëta dhe përsëri shkruhet për to…
Ashtu edhe ne, kemi qenë ky popull që jemi, kemi pasur këtë kulturë dhe kjo do të thuhet në këtë libër.
Më i vështirë është aspekti historik, se njerëzit janë akoma gjallë, konfliktet janë ende të freskëta, por është gjë e madhe krijimi i hapit të parë.
Ndërsa në rastin tonë unë kam një lloj përgjëgjësie se është botim akademik, bëhet nga njerëz që kanë nivel të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi në një sitë profesionistësh.
Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja, që dalin edhe në shtypin periodik, do të shfrytëzohen sigurisht.
Çfarë janë botimet për shkencën, letërsinë, artin do të kalohen të gjitha në filtër. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë gjëra të reja.
Enciklopedia… i ka kaluar te gjitha fazat e vlerësimit akademik për botim, ngase bëhet fjalë për një vepër me rendësi kombëtare.
Lexuesi dhe studiuesi shqiptar dhe ai i huaj do ta lexojë dhe studiojë këtë libër, për dhembjen tonë dhe të të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni… vlerësoni, …por ka edhe të tillë, që e gjykojnë librin akoma pa e lexuar.
Më datën 28 Nëntor të vitit 1995, në Amerikë gjegjësisht në Nju Jork u shënua një këthesë e madhe historike në themelimin e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York.T
hemelues të Akademisë janë :
Prof.Dr.Skendër Kodra,
Dr.Ulvi Vehbiu,
Dr.Adem Harxhi,
Dr.Namik Shehu,
Mentor Mata,
Sanie Selita etj.
Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar ngase ka anëtar nga Prishtina dhe Tetova e Presheva,nga Tirana,Shkodra ,Gjrokastra…, dhe Diaspora.
Bashkarisht në këtë Akademi organizuam një së si aktivitetesh shkencore dhe kombëtaresi fjala vjenë Konferenca kushtuar 600 vjetorit të lindjës së Heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeut , 70 vjetorit të lindjës së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare.
Konferenca për gjuhën e njësuar shqipe, ku senator i gjuhës dhe kultures kombëtare prof.Peter Prifti mbrojti me argument origjinale rëndësinë historike të Kongresit të Drejtëshkrimit në Tiranë 1972, kundër qëndrimeve subjective, politike dhe antishkencore të profesor Arshi Pipës.
…Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork punimet e tyre shkencore i kanë botuar në revistën shkencore të Akademisë “Dituria”.
Ndërsa në vitin 2019 kjo Akademi i botoi dhe përuroi në Prishtinë dy libra të autorëve nga Kosova: Akademik Dibran Fylli”Tokë e mbjellë në Varre”(Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999) si dhe libri i Akademik Jahja Llukës “Përmbledhje shkrimesh”.
Është botuar në muajin janar t vitit 2020 libri i parë “Leksikon enciklopedik”, i cili sadopak do ti plotësojë zbrazëtësirat që janë hetuar në zhvillimin e shkencës,letërsisë, artit, kultures etj.ngase një dorcak i tillë biografik dhe bibliografikë deri me tash nuk ka ekzistuar.
Shkencëtaret dhe shkrimtarë tanë etj., edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin e tyre kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre,me përmbajtjet e veprave,me personazhet,me ambientin, e madje edhe me deklaratat e tyre së janë shqiptarë.
Gjatë shkrimit të këti doracaku për 4 vjet pandërprerë na kanë përcjellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin,verifikimin dhe sistemimin e të dhënave.
Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie ku të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësaj Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në Diasporë.
Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një sihariq dhe kontribut i çmuar i kësaj akademie që nga themelimi i saj vitin 1995 e deri më sot.
Pas një pune të mundishme dhe të suksesshme autori më bashkëpunëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë,letërsi , art, kulturë dhe biznes kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë dhe të larmishme të shumë autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, Çamerisë dhe në Diasporë.
Autori së bashku me Stafin redaksional ka punuar për katër vjetë me dashuri dhe përkushtim në mbledhjen e biografive dhe bibliografive të këtyre njerëzve të shquar të trojeve shqiptare dhe të Diasporës.
Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj dhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi.
Mirëpo këmbëngulja e tyre ka bërë që asnjë prej këtyre studiuesëve të mos mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre.
Kjo tregon seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të përmasave të tilla madhore.
Nuk kanë hyrë në “ Leksikon enciklopedik” ata që nuk kanë vepra shkencore, letrare, publicistike,artistike, filmografike,teatrale etj., qofshin ato të botuara , skenuara etj.,si dhe ata që nuk i kanë dërguar më kohë biografitë dhe bibliografitë e tyre në redaksinë tonë.
Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por dhe prurjet shkencore që ata kanë sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore.
Libri ”Leksikon enciklopedik: do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve shkencor , si dhe të gjithë atyre që janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre shkencorë nga fusha të ndryshme.
Bashkëveprimi dhe shtrirja gjeografike ku veprojnë këta autorë ka sjellë një përbashkim të vlerave të krijuara, kanë nxitur njëri-tjetrin për t`u thelluar më tej në fushat ku ata krijojnë apo hulumtojnë .
Rezultatet kanë qenë të kënaqshme dhe lexuesi do të shohë prurjet e secilit autor në fushën përkatëse, sidomos në mjekësi,inxhinieri , shkenca ekzakte, letërsi , albanologji, artin teatral, filmik, vizatimor etj., të cilat lidhen drejtpërdrejtë me identitetin e kombit tonë i cili në rrjedhë të mijëvjeçarëve ka lënë gjurmën e tij.
Ka qenë dhe është detyrë e anëtarëve të kësaj Akademie të thellojnë punën kërkimore shkencore në fushë të Shkencave ekzakte , mjekësisë ,teknologjisë informative , albanologjisë , ekonomisë, jurispondencës etj., duke shkuar në thellësi të shekullit XXI .
Kjo Enciklopedi është hartuar në mënyrë të tillë që nga lexuesi i zakonshëm e deri te studiuesit e fushave të ndryshme të kenë mundësinë që të njihen me arritjet e secilit autor dhe të përzgjedhin prej tyre atë që ata kërkojnë.
Artikujt dhe studimet e këtyre autorëve përfshijnë figurat më të rëndësishme historike që u kanë dhënë emrin e tyre ,të ngjarjeve më kulmore të historisë sonë të ndritur brez pas brezi.
Kjo enciklopedi përfaqëson një vepër shkencore. Në kumtesat dhe studimet e këtyre autorëve do të gjesh botën shqiptare në të gjitha dimensionet historike, që nga lashtësia deri në ditët e sotme.
Kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar. Autorët që përfshihen në këtë botim enciklopedik kanë sjellë kontribute të rëndësishme në fushën e dijës .
Një nga figurat qendrore të kësaj akademie ka qenë kryetari i saj prof. dr. Skëndet Kodra,Ph.D i cili mundi të përbashkojë dijen shqiptare dhe më gjerë, të shtrirë në pesë shtetet ballkanike ku shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e tyre dhe në Diasporë dhe që ky kontribut shqiptar po ngrihet vazhdimisht drejt nivelit botëror.
Tashmë Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup është bërë epiqendra e mendimit skencoro- akademik që prodhohet në trojet etnike shqiptare duke sjellë gjallëri dhe freski në fushë të artit dhe shkencave kudo në botë.
Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve është mbështetur fort mbi arritjet e deri tanishme të dijetarëve shqiptarë, i ka parë kontributet e tyre akademike si arritje të çmuara dhe i ka vlerësuar vazhdimisht.
Por çdo arritje është njëkohësisht pikënisje nga ku fillon e ngrihet një arritje tjetër.
Në këtë kuptim, duke ruajtur vlerën e arritur, janë bërë përpjekje për arritje të reja dhe që këto – kontribute akademike janë të rëndësishme sidomos në fushë të Mjekësisë , Albanologjisë etj.
Albanologjia ende nuk e ka thënë fjalën e saj përfundimtare, sepse kërkohen studime të thelluara në gjuhësi dhe antropologji, në histori dhe arkeologji, në besimet pagane që emërtohen pellazgjike dhe që kanë bashkëjetuar me shqiptarët deri në ditët e sotme.
Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, si akademi e trojeve shqiptare dhe e Diasporës u ka dhënë një ndihmesë të çmuar shkencave ekzakte dhe atyre shoqërore, veçanërisht në fushë të Albanologjisë, ku gjithnjë e më shumë, anëtarët e kësaj akademie kërkojnë të depërtojnë në atë histori që nga historianët quhet parailire.
Nëse për grekët historia para helene apo pellazgjike është e dokumentuar prej autorëve të antikitetit dhe helenët nuk kanë patur asnjë lidhje gjenetike me pellazgët; shqiptarët e sotëm ruajnë tradita dhe zakone që e kanë zanafillën nga ajo periudhë që autorët e antikitetit i emërtojnë pellazgjike siç është adhurimi për lisin e shenjtë apo adhurimi për malin e Tomorit që kanë qenë rite që kanë përcaktuar identitetin e asaj popullsie që quhej pellazgjike.
Disa nga studimet që janë marrë me periudhat para ilire janë të nivelit akademik dhe përbëjnë arritje të këtij institucioni në botën akademike shqiptare.
Disa nga arritjet e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, kanë prekur në thellësi sferat e dijes njerëzore, aty pasqyrohet qartë identiteti ynë kombëtar, autoktonia e shqiptarëve në trojet e veta, marrëdhëniet me popujt e tjerë prej të cilëve ka dhënë dhe ka marrë çfarë shoqëria njerëzore ka arritur në shkencë dhe arte dhe që kanë shërbyer për një ecje të sigurt të njerëzimit drejt progresit dhe përparimit shoqëror.
Aty do të gjesh të pasqyruara marrëdhëniet e popullit tonë nga qytetërimet e lashta mesdhetare deri në ditët e sotme.
Në studimet e autorëve që janë marrë me historinë e shqiptarëve dhe të trojeve të tyre del në dukje se uniteti i shqiptarëve ka patur në themel tolerancën dhe harmoninë midis tyre, tipare që janë manifestuar në të gjitha fushat e jetës.
Në këtë enciklopedi do të gjesh autorë me veprimtari të gjerë dhe me vlera të spikatura në fushën e mjekësisë, teknologjisë ,biznesit , gjuhësisë të cilat konsiderohen studime të mirëfillta shkencore duke i dhënë një shtysë të mëtejshme shkencës shqiptare në veçanti .
Raportet e gjuhës shqipe me gjuhët e popujve fqinj, që nga antikiteti deri në ditët e sotme janë dëshmi e sigurt e ekzistencës së shqiptarëve në trojet ku jetojmë sot që nga kohët parahistorike.
Këto studime gjuhësore janë shoqëruar me një dokumentacion të pasur dhe me burime të drejtpërdrejta nga autorë shqiptarë dhe të huaj që janë marrë me origjinën e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.
Letërsia shqipe është gjetur në këto vitet e fundit në kuota të lartësuara që qëndrojnë denjësisht përkrah letërsisë botërore.
Ajo shkruhet brenda trojeve shqiptare, por dhe jashtë tyre në Diasporë.
Pavarësisht se ku shkruhet dimensioni i saj artistik ka rrokur gjithë dimensionin e hapësirës botërore.
Ajo troket në çdo portë ku brenda saj ka një qënie njerëzore që lufton për ta bërë botën më të bukur dhe më të mirë.
Mjekësia, letërsia shqipe , historiografia, arkeologjia , mikro dhe makroekonomia etj.i ka kapërcyer kufijtë e trojeve të saj, çmohet e vlerësohet ngado, në çdo veprimtari që ka brenda saj përmasën botërore.
Personazhet e mjekësisë janë Nobelista , ata të letërsisë shqipe etj., e individualizojnë njeriun e shtrirjes gjeografike ku ata jetojnë dhe veprojnë, po aq lehtësisht u përgjigjen vlerave universale që mbart njeriu i kohëve moderne.
Veprat e artit, sidomos piktura, kanë shtegtuar anë e kënd botës dhe kanë përcjellë botën e pasur shpirtërore të shqiptarit, model nëpër kohra i shpirtit paqësor dhe liridashës.
Në këtë “Leksikon enciklopedik” ku janë përfshirë 352 autorë në të gjitha fushat e dijës njerëzore janë nga trojet tona shqiptare dhe Diaspora
Do të gjesh personalitete të spikatura me kontribute shkencore dhe artistike që janë ngritur vazhdimisht drejt nivelit evropian dhe botëror.
Duke lexuar bibliografitë e këtyre autorëve lexuesi do të gjejë fushën e interesit të tij, do t`u drejtohet lehtësisht biliotekave dhe librarive.
Duke lexuar këtë libër enciklopedik do të vijë më e plotë pamja e gjithë arritjeve shkencore dhe artistike të deritanishme të realizuara nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Arteve dhe të gjithë atyre shkrimtarëve dhe studiuesve që kanë bashkëpunuar me këtë institucion prestigjioz të trojeve shqiptare dhe në Diasporë.
Një falenderim të veçant ka Stafi botues akademik i cili më përkushtim kryen punën e tyre më shumë sukses në këtë Libër akademik.
Prishtinë, 2.9.2020.
Lexo po ashtu:  Shfletuesi Chrome ka një “thembër Akili”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *