Blerim Reka nuk fitoi sepse BDI mbështeti dhe bëri kampanjë për kandidatin e LSDM, i cili ishte edhe kandidati i tyre. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë pak në siklet dhe të hutuar, pasi që nuk dihet qartë se cili është identiteti i tyre politik. BDI është në koalicion me LSDM si parti shqiptare, identiteti i saj primar është identiteti etnik jo ai politik: ata hynë në koalicion sa me parti të djathta po aq edhe të majta. Ata nuk janë as të majtë dhe as të djathtë, as liberalë dhe as libertarianë, as ashtu dhe as kështu. Kjo tregon që ata nuk kanë një profil politik të vecantë që mund të karakterizohet si profil politik e jo vetëm si profil identitar etnik. Pasi që nuk kanë profil politik të qartë është e natyrshme që ata të mbështesin kandidatin shqiptar për president të Republikës, por kjo nuk ndodhi, me çrast ata krijuan një paqartësi në identitetin e tyre politik.

Lexo po ashtu:  Pse fitorja e Donald Trumpit, do i trondit hiperglobalistët, alterglobalistët dhe populistët?

Nuk jam aspak kunder votimit të kandidatëve maqedonas, por këtë do ta kuptoja vetëm në raste kur partitë shqiptare do të ishin parti me identitet politik qytetar, e jo etnik siç janë dhe profilojnë veten partitë shqiptare. Në rast të partive qytetare ato do të kishin obligim madje edhe të nxjernin kandidatë maqedonas apo të etnive tjera si përfaqësues të tyre. Por fakti që këto parti janë me përbërje të pastër etnike dhe kanë profil politik etnik, është gati shizofrenike të dalësh nga ky profil etnik dhe të pretendosh që je parti qytetare. Nuk ka parti shqiptare, apo edhe maqedonase, që është qytetare, prandaj edhe votuesi shqiptar duhet të mendohet dy herë herën tjetër para se t’ua japë votën në bazë të identifikimit etnik. Nëse BDI vërtetë është shndërruar në parti qytetare atëherë ajo më nuk ka të drejtë morale t’u drejtohet shqiptarëve si shqiptarë, dhe shqiptarët duhet ta largojnë nga mendja se votat e tyre për BDI-në janë vota për një parti shqiptare.

Lexo po ashtu:  "THE ECONOMIST": 30 vjet pas ribashkimit, zgjohet ‘gjiganti i fjetur’!

Ky është përfundimi logjik që duhet ta nxjerrim nga mbështetja që BDI i dha kandidatit maqedonas. Shumë mirë pra, shqiptarët prej tani e tutje nuk kanë nevojë për një parti me identitet etnik kur ata kanë mundësinë ta tejkalojnë atë dhe të votojnë drejtpërsëdrejti partitë maqedonase, që ndoshta, në kuptimin qytetar, janë më qytetare se partitë shqiptare.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *