Liridona Sijarina nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se sot para rektoratit të UP-së do të mbahet një protestë simbolike përmes së cilës kërkohet përjashtimi i Ardian Kastrati nga Universiteti i Prishtinës.

‘‘Pas një konsultimi të aktiviste/ëve, u vendos që nesër me fillim nga ora 11:00, në oborrin e rektoratit të UP-së mbahet protesta simbolike dhe tubimi përgatitor për fillimin e protestave me qëllim të ndërprerjes së gjuhës seksiste nga stafi akademik i UP-së, konkretisht përjashtimit të Ardian Kastratit nga UP ku ai është profesor.

Seksizmi nuk do të financohet nga taksapaguesit’‘, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *