Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit me Kurti, Sela ka treguar se kanë diskutuar lidhur me masën që vendosi Kosova që mos të lejohet hyrja e personave që nuk kanë dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19, për çka thotë se u premtua se kjo masë do të lehtësohet.

Ai edhe njëherë ka bërë të ditur qëndrimin e tij dhe të partisë lidhur me iniciativën “Ballkani i Hapur” për të cilin thotë se nuk do të kishte asnjë kuptim për aq kohë sa Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.

Sela ka theksuar se është i rëndësishëm komunikimi ndër shqiptar.

“me kryeministrin diskutuam për çështjen e krizës me pandeminë, masat të cilat janë vendosur nga Republika e Kosovës për të cilën e morëm lajmin që do të lehtësohen ato. Komunikimi ndër shqiptar është shumë i rëndësishëm. Fatkeqësisht kemi kufirin, por nga dy anët e kufirit kemi miq, vëllezër e kushërinj të cilët duhet të komunikojnë me njëri tjetrin”, tha Sela.

Lexo po ashtu:  Zbuloni se cili është planeti juaj i fatit, në bazë të shenjës së horoskopit

Ai para mediave në Kosovë tha se iniciativa “Ballkani i Hapur” do të ishte i dëmshëm për shtetësinë e Kosovës.

“Folëm edhe për temën e ‘Ballkanit të Hapur’ i cili qëndrimi i Aleancës për shqiptarët është mëse i qartë në drejtim të kësaj, ne mendojmë që as një iniciativë në Ballkan nuk ka asnjë kuptim për aq kohë sa nuk vendoset edhe mozaiku i fundit i stabilitetit të Ballkanit që është njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë vetëm në këtë moment mund të hapen nisma të tilla regjionale që po promovohen, ndryshe mendoj që mund të kishte efekt shumë të dëmshëm për shtetësinë e Kosovës dhe në përgjithësi për shqiptarët” , deklaroi ai pas takimit me Kurtin, raporton KP.

Sela është pyetur edhe në lidhje me qasjen e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, për cka tha se qasja e cdo kryeministri varet nga partneriteti i tij shqiptar. Me këtë rast ai drejtoi kritika ndaj BDI-së, dhe Ali Ahmetit.

Ai sapo është zgjedhur si kryeministër. Mos keni asnjë dilemë, qasja e kryeministrave në Maqedoninë e veriut kushdo qoftë ai nga viti 90 deri më sot. Pyetja duhet të shtrohet drejt dhe korrekt cila është qasja e përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e shqiptarëve dhe në varësi të qasjes që përfaqësuesi shqiptarë që është pjesë e qeverisë në rastin konkret zoti Ahmeti, nëqoftëse qasja e tij ndaj shqiptarëve është e keqe shqiptarët i kanë punët keq. Dhe qasja e çdo kryeministri që zgjidhjet varet shumë nga qasja që ka partneri i tij shqiptare brenda përbrenda qeverisë me keqardhje e konstatojë që këto 20 vite qasja e BDI dhe e Ahmetit ka qenë e keqe ndaj shqiptarëve dhe prandaj i kanë vuajtur pasojat shqiptarët”, deklaroi ai.

Lexo po ashtu:  Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Sela në vizitën e tij në Kosovë ka takuar edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe përfaqësues të tjerë politikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *