Nga Sulejman Mehazi/

I nderuar nënkryetar i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, pse kryetarit tuaj, Zoran Zaevit, s’i thoni hapur, guximshëm e në katër sy, se shtyllë kryesore për ndërtimin e shtetit të Zoranit janë shqiptarët, dhe pikë.
Pse si thoni Zaevit, se, mos të ishin partitë shqiptare sot e kësaj dite Zaevi do ta kishte mbi kokë Gruevskin e Maxharit.
Kush e rrëzoi nga froni i kryeministrit Nikollën e VMRO-sê, ju me partinë e LSDM-së apo partia e BDI-së dhe e Selës me dy deputetê sa pesëdhjetë të Zaevit?
Kush e ndihmoi me vota për ndryshimin kushtetues të emrit Maqedoni Veriore?, po shqiptarët.
Në turnin e dytê për Kryetar të Maqedonisë kush do t’i ndihmojë me vota Pendarovskit?, pos shqiptarëve askush tjetër.
Zotëri Zaev, shqiptarët jo vetëm që ju dhanë 70,000 vota, por edhe të bënë kryeministër, e pasi të bënë kryeministër të përkrahën fuqishëm edhe për ndryshimin e emrit të shtetit tuaj, e tani përsëri do ju përkrahin e ndihmojnë duke votuar Pendarovskin për Kryetar të Maqedonisë suaj Veriore.
I nderuar Zaev a vëreni sa kanë kontribuar shqiptarët për Maqedoninë tuaj, a s’është mjaft!? Ju çfarë keni kontribuar për popullatën shqiptare në Maqedoni?, asgjë e asgjë ./MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  𝐌𝐨𝐬 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐧𝐢 𝐌𝐲𝐫𝐯𝐞𝐭𝐞𝐧 𝐬𝐚𝐥𝐥 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐚𝐬𝐚𝐝𝐞̈: 𝐊𝐮𝐣𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧𝐢 𝐡𝐞𝐫𝐨𝐢𝐧𝐞̈𝐧 𝐦𝐞 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞, 𝐣𝐨 𝐦𝐞 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈ 𝐛𝐨𝐬𝐡𝐞, 𝐣𝐨 𝐦𝐞 𝐫𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤𝐞̈𝐧 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐫𝐞

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *