Koronavirusi i ri, i zbuluar fillimisht në qytetin e Wuhanit, në Kinë, dhe i raportuar pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë në 31 dhjetor, është përhapur në mënyrë të shpejtë në Kinë. Në gjashtë javët e kaluara ka infektuar mbi 40,000 qytetarë kinezë dhe ka vrarë më shumë se 1,000. Gjatë kesaj kohe , virusi kishte një emër të përkohshëm, 2019 – nCoV, ndërsa sëmundja respiratore e shkaktuar nuk kishte emër.

Të martën, OBSH i vuri emrin “COVID – 19” sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi, ku “CO” përfaqëson “korona”, “VI” për “virus” dhe “D” për “disease – sëmundje”. Ndërsa numri “19” lidhet me vitin kur u shfaqën rastet e para në Kinë.

Grupi i studimit të koronavirusit, pjesë e Komitetit Ndërkombëtar mbi Taksonominë e Viruseve, kishte detyrën për t’i vënë emrin vetë virusit. Virusi do të njihet si SARS – CoV – 2.

Pra:

  • Koronavirusi i ri, i quajtur më parë 2019-nCoV, tani do të quhet zyrtarisht SARS-CoV-2.
  • Sëmundja e shkaktuar nga SARS-CoV-2, do të quhet zyrtarisht COVID-19.
Lexo po ashtu:  Studimi/ Efektet e përzjerjes: kos, mjaltë dhe arra

Koronavirusi i ri ka ngjashmëri gjenetike me virusin që shkaktoi epideminë e SARS gjatë viteve 2002 – 2003. Kështu emri është shumë i ngjashëm, por dhe pak ngatërrues.

Sipas OBSH, një emër zyrtar do të ndihmojë në parandalimin e pasaktësive dhe stigmatizimit, duke siguruar në të njëjtën kohë një format standart për ndonjë shpërthim të ngjashëm në të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *