Tre senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen do ta vizitojnë sot Kosovën.

Të tre senatorët po qëndrojnë në rajon në kohën e agresionit rus në Ukrainë dhe shqetësimeve për ndikimet e konfliktit edhe në Ballkanin Perëndimor.

Vizita e tyre në Kosovë vjen pas qëndrimit të tyre për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, ndërkohë që pritet të takohen me krerët shtetëror.

Senatori, Chris Murphy nëpërmjet një shkrimi të tij në Twitter më 19 prill ka thënë se kanë nisur këto vizita për të forcuar lidhjet e SHBA-së me Ballkanin përballë përpjekjeve ruse për të minuar paqen.

“Derisa Rusia vazhdon të humbasë në Ukrainë, ata do të përpiqen të krijojnë probleme në rajonet e brishta të afërta. Unë gjatë kësaj jave jam në Serbi, Kosovë dhe Bosnje me senatoren Shaeen dhe senatorin Thom Tills për të forcuar lidhjet e SHBA-së me Ballkanin përballë përpjekjeve të huaja për ta minuar paqen”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu:  Snajperisti amerikan që luftoi për Kosovën, tashmë është kthyer dhe po jeton këtu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *