Sonte në Beograd, dhjetëra serbë janë grumbulluar pranë kishës Shën Sava duke broohoritur thirrje nacionaliste dhe gjenicidale kundër shqiptarëve dhe kundër Kosovës si shtet.

Ky grumbullim i serbëve është bërë si shënjë përkrahse ndaj grupeve kriminale të cilët kanë bllokuar rrugët në veri të Kosovës.

Me flamuj në duar serbët kanë kënduar këngë nacionaliste të kohës së kriminelit Sllobodan Millosheviq, duke thërritur thërrasin ”Jo ndarje” dhe ”Kosova është zemra e Serbisë”.

Madje, siç raporton Radio Evropa e Lirë, një prej organizatorëve – me maskë në fytyrë – i ka thënë audiencës se nuk dëshiron të bëjë të ditur identitetin, por është nga Kosova. Ai i ka thënë turmës se nuk dëshiron “Asociacion të komunave me shumicë serbe” dhe që Kosova është pjesë e Serbisë.

Ndërkohë barrikadat vazhdojnë të bllokojnë rrugët e Kosovës, teksa Serbia e Vuciqit ëndërron të ‘shqyrtojë’ vendimin për t’i kthyer 1000 trupa të armatosura në Kosovë duke u thirrur në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Lexo po ashtu:  Vuçiq: Për marrëveshjen Kosovë – Serbi duhet edhe pajtimi i Rusisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *