Deklarata e kreut të Akademisë Serbe, Vladimir Kostiq, se “Kosova nuk është e Serbisë”, ka nxitur reagime të ashpëra në shtetin fqinj.

Tashmë atje një grup prej 93 intelektualësh i kanë dërguar një letër të hapur Akademisë së Serbisë përmes të cilës kanë kërkuar shkarkimin e Vladimir Kostiq pas deklaratave të dhëna për Kosovën.

Kostiq kishte thënë se “Dikush duhet t’iu tregojë këtyre njerëzve se Kosova nuk është më as de facto as de jure në duart tona”.

Nënshkrues të kësaj letre janë Milladin Arevarliq, Boglub Shijakoviq, Millan Lekiq, Sllobodan Vlladuqish, Sllobodan Antoniq, Caslav Korpivica, Dushan Prokoroviq, Milan Brdar, Misha Gjurkoqiv, Sllobodan Rejlic, Dragoslav Bokan.

Lidhur me deklaratat e Kostiq kanë folur edhe presidenti serb, Aleksander Vucic dhe kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic.

Lexo po ashtu:  “Kam parë prova të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e ardhshme”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *