Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq tha sot se nuk ka asnjë informacion lidhur me sulmin e huliganëve serbë ndaj Konsullatës së Kosovës në Kopenhagë.

Ai tha për TV Prva se Prishtina për çfarëdo që të ndodhë ‘gjithmonë fajëson serbët’.

“Mbrëmë, pas lajmeve, unë kontaktova me njerëzit tanë, sepse askush nuk më kishte thënë asgjë në lidhje me këtë. Ata më thanë që askush nuk i kishte njoftuar nga autoritetet në Danimarkë, se ndonjë nga njerëzit tanë ishte arrestuar ose është i dyshuar. Kështu që për momentin nuk kemi asnjë informacion të tillë,” tha Daçiq.

Dje në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë. 

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka dënuar këtë veprim qyqar që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore. 

“Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë, e cila ende nuk dëshiron të kuptojë se që 11 vjet në Ballkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhet Republika e Kosovës. E dënojmë fuqishëm propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës”, ka thënë Pacolli. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  Në mbështetje të kandidaturës së Blerim Rekës për President në Maqedoninë e Veriut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *