Serbia i ka ndaluar hyrjen ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla. Ajo pati në plan që sot të zhvillojë një vizitë në Luginën e Preshevës, por që iu anulua.

“Ne kemi kërkuar leje. Vizita ka dështuar për shkak të lojërave të pandershme të Beogradit. Vizitën do të përpiqemi megjithatë ta realizojmë në një datë tjetër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Edhe Kosova sot i ka ndaluar vizitën drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe. Sipas gazetës serbe Tanjug, ai nuk është lejuar të hyjë në Jarinje.

Siç shkruan kjo gazetë, nga Zyra për Kosovën është thënë se autoritetet në Kosovë kanë shkuar më tej në shkeljen e marrëveshjes të arritur në Bruksel, kjo pasi që nuk e njoftuan Beogradin paraprakisht.

Lexo po ashtu:  Fluks vizitorësh të huaj në muzetë e Beratit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *