Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq ka bërë të ditur se janë të pëgatitur plotësisht për t’ju përgjigjur çdo sfide të mundshme të sigurisë dhe krize në rajon.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Mojsiloviq ndonëse përjashtoi mundësitë e ndërhyrjeve ushtarake në veri, ka pohuar se janë duke përgatitur një paradë të madhe ushtarake dhe policore në Nish, qytetin më të madh serb që gjendet afër Kosovës.

Ai për RTS ka thënë se kjo paradë është planifikuar saktësisht më 24 mars me rastin e 20 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s në Serbi që aso kohe njihej ende si Jugosllavi.

“Sigurisht që ne nuk do të jemi në gjendje t’ju tregojmë gjithë atë që posedojmë, por ne do të demonstrojmë aftësinë dhe gatishmërinë ushtarake e policore, për të treguar se ushtria është e përgatitur dhe e motivuar për të përmbushur të gjitha detyrat”, ka thënë Mojsiloviq. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  KRYEMINISTRI NË ARDHJE/ “Nuk ishim dakord që himni jonë të mos ketë tekst. Na barazonin shqipen dhe serbishten. Nuk mund ta gjeni asnjë deputet të Vetëvendosjes që e ka hequr flamurin e Kosovës. Në zyrën e kryeministrit nuk do ta heq flamurin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *