Tri vendkalime kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë janë mbyllur nga ana e Serbisë, pas një vendimi të presidentit Vuçiq. Nga dita e premte në ora 14:00, të paktën për 48 orë dhe tutje deri në një vendim tjetër janë mbyllur pikat kufitare me Kosovën, në Jarinje, Bërnjak dhe Merdare, nga ana e Serbisë.

Mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës kanë marrë informacione për mbylljen e kufirit me Serbinë nëpërmes të qytetarëve, të cilët janë përpjekur që të premtën pas ores 14:00 ta kalojnë kufirin në Jarinje, Bërnjak dhe Merdare dhe të hyjnë në Kosovë, por që nuk kanë arritur, për shkak se siç kanë thenë ata i ashtuquajturi “vendkalimi kufitar i integruar” është mbyllur nga ana serbe.

Siç ka mësuar “Kossev”, MUP-i serb ka lëshuar urdhëresën të gjitha ekipeve policore në vendkalimet kufitare me Kosovën se që nga dita e premte në ora 14:00 janë mbyllur për të paktën 24, përkatësisht 48 orë e deri tutje në ndonjë vendim tjetër. Presidenti i Serbisë, Aleksndër Vuçiq, në kuadër të luftës kundër përhapjes së koronavirusit, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha vendkalaimeve kufitare për hyrje të udhëtarëve, përveç për kamionë.

Lexo po ashtu:  Lajm i mirë/ Mentor Shala i ish-sunduesve, shkarkohet nga pozita e zëvendësdrejtorit të RTK-së

Eshtë ndërprerë edhe trafiku ndërurban, derisa Qeveria e Serbisë ka dërguar avionet për t’i marrë shtetasit e vetë që kanë mbetur nëpër aeroporte. E në jug të Mitrovicë vazhdon zbatimi i masave të Qeverisë së Serbisë për parandalimin e virusit korona. Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin në rrugë, derisa janë mbyllur parqet dhe qytetarëve u është rekomanduar të rrinë brenda. Gjithashtu, kryetari i Mitrovicës ka mbyllur edhe hyrjen tek liqeni akumulues, si një masë tjetër parandaluese.

Edhe në komunën e Drenasit dhe të Skenderajt janë duke u zbatuar rekomandimet e Qeverisë së Kosovës, derisa kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kërkuar rishikimin e vendimeve nga niveli qendror për masat parandaluese ndaj virusit COVID – 19, që kanë të bëjnë me punën e furrave të bukës, burektoreve, qebaptoreve, embëltore, gjelltoreve dhe ushqimoret tjera që shesin pije e ushqim, por edhe që shërbëjnë brenda lokaleve, si dhe autolarjet dhe pikat e karburanteve që shesin mallra dhe shërbime për automjete, por edhe që kanë kafiteri apo restorante brenda lokalit.

Lexo po ashtu:  Zelensky nuk e pranon në takim presidentin gjerman Steinmeier. Kjo është arsyeja...

“Duke u bazuar në këtë urdhëresë, po shprehim shqetësimin tonë si komunë për prani të numrit të madh të qytetarëve, të cilët po grumbullohen pranë këtyre pikave, të cilave u është lejuar shitja dhe rrjedhimisht, janë potencialisht të rrezikuar për përhapjen virusit COVID-19. Andaj, si institucion, shprehim shqetësimin tonë që lejimi i këtyre operatorëve, përjashtimisht furrave të bukës e burektorët, barnatoreve farmaceutike, bujqësore dhe shitoreve ushqimore, mund të shkaktoj përhapje eventuale të virusit, edhe pse inspektorati komunal gjatë gjithë kohës është në terren, dhe monitoron zbatimin e masave preventive ndaj virusit COVID-19.

Shqetësimi jonë rrjedh edhe nga thirrjet e vazhdueshme të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që qytetarët të evitojnë daljet jashtë shtëpisë, përveç rasteve urgjente”, ka shkruar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

E ndërkaq, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, nëpërmjet të rrjetit social facebook ka njoftuar se nga buxheti i Komunës së Vushtrrisë janë ndarë 50 mijë euro për përballimin e situates sociale si rezultat i koronavirusit. “Kjo shumë mund të rritet varësisht nga zhvillimet. Bizneset lokale dhe donatorët janë të mirëseardhun të na bashkohen. Planifikojmë që edhe 5 për qind të mjeteve nga kategoria e investimeve kapitale t’i përdorim për përballim të situatës së renduar sociale. Gjendja në komunën e Vushtrrisë është stabile, kemi ndërmarrë masat e nevojshme dhe kemi mobilizim të plotë. Sëbashku me Bashkësinë Islame në Vushtrri dhe Kryqin e Kuq kemi identifikuar familjet që janë me gjendjen më të vështirë sociale dhe që do t’i mbështeten me pako sociale. Mirëpo, qytetarë të nderuar ju lutem që t’u përmbaheni rekomandimeve të Qeverisë dhe të qëndroni në shtëpi. Vetëm duke mbajtur distancën, pastërtinë e duarve dhe vetizolimin do ta mposhtim këtë armik të fshehtë”, ka thenë Tahiri./Zëri

Lexo po ashtu:  Ndërron udhëzimet sërish OBSh, rregulla të reja për simptomatikët. Nuk duhen më dy tamponë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *