Ministrja e Mbrojtjes e Serbisë u ka bërë thirrje qytetarëve të rinj serbë të aplikojnë për shërbim ushtarak vullnetarë gjashtë-mujorësh, për pagë mujore afro 330 euro.

Kjo ministri në thirrjen e tyre shkruan se të gjithë qytetarët e shëndetshëm të moshave 19-30 vjeçare, të cilët paraprakisht nuk kanë shërbyer ushtarakisht me armë, mund të aplikojnë, raportoi e përditshmja serbe “Danas”.

Mes tjerash në thirrje thuhet se ata të cilët duan të bëhen shërbyesë profesionistë të ushtrisë serbe do të mund ta bëjnë këtë në procedurë të përshpejtuar menjëherë pas përfundimit të shërbimin gjashtë-mujorësh.

Ministria e Mbrojtjes Serbe e cila kohëve të fundit u zë në mesin e kritikave të rrepta për “ushtri të plakur” dhe se nuk ka fare të rinj që duan të shërbejnë në uhstri, e ka rritur aktivitetin e saj me të përfunduar zgjedhjet.

Kjo ministri ka mohuar deklarimet e sindikatave serbe se problemi më i madh që ballafaqohet ushtria serbe është pleqëria dhe mungesa e forcave të reja.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor theksoi mundësitë dhe potencialin për investime në Kosovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *