Ambicja është një synim i papërballueshëm për t’u bërë objekt i sulmeve të armiqve së të gjallë dhe i përqeshjeve të miqve pas vdekjes.

Njeriu mburravec është nishan talljesh për të mençurit, objekt nderimi për budallenjtë, copë e majme për krehëbishtjet dhe rob i sqimës së vet.

Ambicja i ngjan një stomaku të uritur, ajo nuk njeh kurrëfarë ligji tjetër përveç oreksit të saj.

Ambicja është mungesë thjeshtësie e mendjes. Më pëlqejnë gjithmonë ato që mahniten me ne, por nuk më pëlqejnë gjithmonë ata me të cilët habitemi ne.

Të jesh gaztori i ndonjë njeriu është një punë mjaft e keqe, por sqimatari është më keq: ai është gaztori i të gjithëve.

Ambicja është ilaç i keq kundër dashurisë.

Nuk ka pasur ndonjëherë poet që të vinte një poet tjetër mbi veten.

Krenaria e sëmurë është një bishë e tërbuar që jeton nëpër shpella dhe shkretëtira, ndërsa sqima, sikundër papagalli, kërcen degë më degë dhe llomotit pa pushim.

Është e pamundur të merren me mend të gjitha mënyrat me anë të të cilave sqima shkatërron vetë planet e saj.

Lexo po ashtu:  Bashkëjetesa përpara martesës, është e mirë apo e keqe? Cilat janë anët pozitive dhe negative?

Gjithçka varet nga mjedisi rrethues. Dieli në qiellin e kthjellët nuk mbahet aq me të madh, nga ç’mbahet një qiri dhjami atje në qilar.

Shpesh njerëzve ju pëlqejnë edhe lëvdatat që ata vetë nuk i besojnë.

Servilizmi është më i rrezikshëm se urrejtja.

Ai që pranon lajkat e lë veten të pambrojtur.

Ata që mungojnë i lëvdojnë pa i lajkatuar.

Lajka është monedhë fallse që vetëm e varfëron atë që e merr.

Egoizmi është lajkatari më i madh.

Në qoftë se ne nuk do të bëjmë lajka vetvetes, lajkat e të tjerëve nuk do të na bënin asnjë dëm.

Çdo lajkatar jeton për hesap të atij që me dashamirësinë e dëgjon.

Lajka dhe batakçillëku janë motër e vëlla.

Ai që di të bëjë lajka, di edhe të shpifë.

Ruajuni lajkatarëve, këtyre hajdutëve të maskuar.

Fjala e lajkatarit vepron edhe për shumë kohë mbas përfundimit të saj.

O fuqi e lajkës, sa larg arrin dhe sa të gjëra janë kufijtë ku shtrihet pushteti yt!

S’ka armiq më të liq se lajkatarët.

Lexo po ashtu:  Fuqia e besimit: Spiritualiteti çon në një jetë më të shëndetshme, dhe një jetëgjatësi më të madhe

Historiani i mirë, ndonëse e do ardheun e tij, kurrë dhe për asgjë nuk i bën lajka.

Lajkatarët u ngjajnë miqve, sa i ngjan ujku qenit.

Ziliqari trishtohet ose se ai vetë ka rënë në fatkeqësi, ose se dikujt tjetër i ka ecur.

Zilia nuk njeh kurrë festë.

Zilia është helm për zemrën.

Më mirë të jesh objekt zilie, se sa mëshire.

Zilia është forma më e çiltër e lajkës.

Zilia është lajkatimi më i pavetdijshëm dhe më i përulur.

Mjerimi më i rëndë për ziliqarin është kur atë nuk e ka askush.

Ziliqarët vdesin, kurse zilia kurrë.

Pëlqej që më mirë të më kenë zili armiqtë mua, se sa unë ata.

Kujtesa e ziliqarit është një varg çengelash për të varur ligësitë.

Nuk merren nëpër gojë vetëm ata që nuk ka përse t’u kesh zili.

Thuamë ç’mendon për veten, të të them cili je.

Kapadaitë janë shpesh herë të padëmshëm: me nderim e stërmadhuar që kanë ndaj vetes, ata i çlirojnë të tjerët nga domosdoshmëria për t’i nderuar.

Lexo po ashtu:  Ernest Heminguej ishte kopjac, e pohon edhe ish-gruaja e tij

Hija e rëndë është mburoja e budallait.

Mendjemadhësia është karikatura e krenarisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *