Njohësi amerikan të çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, në një shkrim të publikuar në Peacefare ka komentuar veprimin e fundit të Grenellit, i cili ka thirrur më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë për të rinisur dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij nëse Grenelli u qëndron besnik masave ekonomike të dobishme për të dyja palët në mënyrë të barabartë, thotë se është në rregull me këtë.

Por, ai citon më tutje Jasmin Mujatoviqin, për të cilin thotë se ishte kumbues kur ka shkruar në Twitter:

Sidoqoftë, skenari më i mundshëm është vetëm një dështim. As Trump e as Grenell nuk kanë kredibilitet diplomatik apo mprehtësi, është një vit i gjatë në SHBA dhe Trumpi është në situatë të vështirë, politika kosovare është në kaos – e vështirë të shohësh që këto karakteristika do të sjellin një marrëveshje reale.

“Përmes së cilës, e marr me mend, ai e ka fjalën për marrëveshje në çështje kyçe politike siç janë njohja, shkëmbimi i ambasadorëve, anëtarësimi në Kombet e Bashkuara. Dhe natyrisht, ndarjen, që kryeministri i ri i Kosovës ka përjashtuar çështjen e kufijve, por që presidenti Vuçiq ende jargëzohet”, ka thënë Serwer.

Serwer thotë se pezullimi i fushatës serbe për çnjohje në këmbim të kërkimit të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare nuk është aspak prirje përçmuese ndaj Beogradit.

Lexo po ashtu:  Setien e zbulon planin për ta bindur Messin të mos largohet

Sipas tij pezullimi i fushatës së çnjohjeve nuk ka shumë rëndësi nëse Kosova nuk kërkon anëtarësim ndërkombëtar, dhe që të dyja janë të mira deri më 27 qershor, përveç nëse nuk vazhdojnë.

“Por, ajo që vërehet është mungesa e rolit evropian. Kjo para së gjithash garanton dështimin, pasi që Kosova dhe Serbia duan të mirat e Evropës me rezultat të mirë. Grenelli ka marrëdhënie të tmerrshme me evropianët në përgjithësi dhe në veçanti me Gjermaninë. Amerikanët nuk kanë shumë për të ofruar përveç ceremonisë “Rose Garden” në mes të pandemisë me një president të dështuar dhe jopopullor”, ka thënë Serwer.

Sipas tij do të ishte më mirë që të priteshin zgjedhjet në SHBA, nëse fiton Bideni.

“Që të dyja, Prishtina dhe Beogradi, do të duhej të mendonin nëse është më mirë që të presin për Bidenin, shanset e të cilit po duken të mira, përfshirë këtu edhe në shtetet vendimtare (por nuk ka garanci në zgjedhjet amerikane). Një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë do të dukej shumë më mirë pas 4-5 muajve”, thotë Serwer.

Lexo po ashtu:  Futbollisti egjiptian, Muhammed Salah dhuron ndihma për Gazën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *