Daniel Serwer, ish- këshilltar i Hashim Thaçit i ka bërë sërish thirrje atij që të mos nënshkruajë një marrëveshje të keqe me Serbinë.

Serwer që është edhe dhe udhëheqësi i programit për menaxhimin e konflikteve në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare “John Hopkins” ka folur në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë” lidhur me presionin amerikan për marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës.

Ai ka bërë thirrje që Presidenti dhe lidershipi kosovar duhet të presë ndërrimin e administratës Trump për të arritur marrëveshjen, pasi sipas tij kjo administratë nuk është mike me Kosovën.

“Kjo duket si një marrëveshje për shkëmbim të territorëve që nuk garanton anëtarësin në OKB dhe  do t’i ofrojë Asociacionit të Komunave Serbe më shumë sesa ka lejuar Gjykata Kushtetuese”, tha ajo.

Ai gjithashtu ka theksuar se i deleguari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell mban anën e Serbisë.

“Është shumë e qartë që populli i Kosovës nuk don shkëmbim të territoreve.Pjesë e mesazhit tim ndaj Presidentit është që Grenelli nuk është mik i Kosovës. Është fakt i njohur që ka lobistë pro serb shumë aktivë në ShBA”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Albin Kurti heq dyshimet, "Jam në kontakt të vazhdueshëm me Grenell"

Ai gjithashtu është shprehur se pajtohet me skemën e propozuar nga Kryeministri Albin Kurti lidhur me heqjen e tarifës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *