Eksperti amerikan për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer ka një paralajmërim për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Serbia do të jetë në pozitë të vështirë nëse nuk e njeh Kosovën, ka deklaruar eksperti amerikan për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer.

“Nëse nuk e njeh Kosovën, kjo do ta vendos Serbinë në pozitë të vështirë. Do të ballafaqohet me problemin e vazhdueshëm që anon nga ana nacionaliste dhe kjo mund të jetë një pengesë për anëtarësimin në BE”, tha Serwer për Al Jazeera Balkans, transmeton rtk.

Ai shpjegoi se “Vuçiq mund të kërkonte diçka nga BE-ja në këmbim, mbase ai do të kërkonte para nga SHBA, ose ndoshta hyrje më të shpejtë në BE”.

Serwer nuk mendon se shkëmbimi i territorit, i mbrojtur nga ish këshilltari i ngushtë i Trump, John Bolton, është një ide e mirë.

“Shkëmbimi i territoreve do të çonte në spastrim etnik, jo vetëm në Serbi dhe Kosovë, por gjithashtu në Bosnjë dhe Maqedoni, dhe kjo mund të ndikojë në Moldavi, Gjeorgji, Ukrainë … Pse do ta bënim atë?”, u shpreh Serwer.

Lexo po ashtu:  ZBULOHET PËRKRENARJA E VEÇANTË GREKO-ILIRE NË KROACI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *