Studiuesi i Ballkanit nga Washingtoni, Daniel Serwer, në një shkrim të botuar në website-in e tij ka shkruar, ndër tjerash, se: “Frigohem nga skenarët negativë që vetëm na ofrojnë një status të ngjashëm me atë të Palestinës ose bashkim me Shqipërinë”

Serwer shkruan se Dhomat e Specializura mund të zvarriten me vite, do ta dëmtojnë imazhin dhe funksionalitetin e Kosovës. Serwer më tutje shton se opozita vetëm dëshiron të vijë në pushtet me cdo kusht, ndërsa ka shtuar se frikësohet se mund të përfundojmë me dy skenaret më të këqija për sa i përket dialogut.

“Dhomat e Specializuara mund të zvarriten me vite. Do ta dëmtojnë imazhin tonë dhe do ta rrezikojnë funksionalitetin dhe shtetësinë tonë. Opozita politike e Kosovës vetëm mendon se si të vijë në pushtet me cdo kusht. Madje mund të përfundojmë me dy nga rezultatet më të këqija: ndarje pa njohje. Frigohem nga skenarët negativë që vetëm na ofrojnë një status të ngjashëm me atë të Palestinës ose bashkim me Shqipërinë”, shkruan Serwer në artikullin e botuar në Peacefare.

Lexo po ashtu:  Kuvendi i Kosovës votoj për Vjosa Osmanin Presidente të Kosovës - Përfundoj epoka e sunduesve zhvatës, mashtrues, arrogantë, hajna... - Urime Kosovë! Urime shqiptarë! Urime qytetarë të Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *