Quique Setien nuk ka asnjë qëllim të privohet nga Lionel Messi: “Nëse do ta kem me vete vitin e ardhshëm? Shpresoj shumë – ka thënë ai për mikrofonët e Cadena Ser – Do ta bindim të qendrojë duke i treguar se kemi një projekt fitues”. Një projekt që duhet të kalojë natyrisht nga blerje të rëndësishme, sipas asaj që pranon vetë tekniku blaugrana: “Neymar apo Lautaro Martinez? Për mua shumë mirë të dy…”.

Setien nuk e ka fshehur që braziliani i PSG është një objektiv konkret, por edhe e ka parë në sy realitetin: “Mua më pëlqejnë të gjithë futbollistët e mëdhenj e Neymar është i tillë – ka theksuar gjatë një video interviste me radion katalanase – Për të parë nëse spekullimet të konkretizohen, duhet të presim e të kuptojmë në cfarë situatë do të jenë klubet pas kësaj emergjence”.

Ish-Betis megjithatë ka hapur një skenar të papritur, duke shprehur vlerësimin e tij për Coutinho, aktualisht në huazim tek Bayern: “Është një futbollist i madh, por kemi edhe Rafinha që është në huazim (tek Celta Vigo), Aleñá (tek Betis) e të tjerë lojtarë të rinj… Nuk mund të qendrojnë të gjithë natyrisht. Ka ende shumë gjëra për të sqaruar. Për më tepër nuk e dimë cfarë ka ndërmend të bëjë Bayern, që ka opsionin për ta mbajtur”.

Lexo po ashtu:  “Jam entuziast që do garoj për Ferrarin”: Sainz zyrtarizohet nga skuderia italiane

Në fund edhe një koment për Rakitic, për të cilin është folur shumë në lidhje me situatat e merkatos, ku nuk mungojnë admiruesit nga Italia: “Unë nuk kam patur kurrë informacion mbi faktin se ai dëshiron të largohet nga klubi, as ai vetë nuk ma ka komunikuar kurrë. Me mua ka luajtur gjithnjë shumë e mund të vazhdojë ta bëjë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *