Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, e lavdëroi kapitenin Lionel Messi pas barazimit me rezultat 2:2 kundër Atletico Madridit – ndeshje kjo në të cilën argjentinasi e shënoi golin e 700-të të karrierës. Lionel Messi e arriti shifrën prej 700 golave në karrierën e tij të martën, megjithatë ndeshja ia la një shije të hidhur shkaku se Barcelona nuk arriti të marrë rezultat më të mirë sesa barazim kundër Atletico Madridit në La Liga, transmeton Gazeta Express.

Gjashtë-herë fituesi i Topit të Artë e shënoi golin e 700-të në karrierë përmes një penalltie, të cilën e shënoi në stilin “Panenka”, për ta kaluar në epërsi Barcelonën në minutën e 50-të, para se Saul Niguez ta barazonte rezultatin nga penalltia për herë të dytë në atë ndeshje. Duke folur për kapitenin Messi, i cili i ka shënuar 630 gola për Barcelonën dhe 70 për Argjentinën në karrierën e tij – trajneri i Barcelonës paralajmëroi rivalët se Messi s’do të ndalej duke shënuar gola edhe më tutje.

“Unë supozoj se nuk do t’i shohim edhe 700 gola të tjera të shënuara nga Lionel Messi, por ai do të vazhdoj duke shënuar gola”, tha Setien. “Ju nuk e dini se ku është limiti për një lojtar të tillë”.

Lexo po ashtu:  “AS” zbulon planin e Florentino Perezit për të kthyer Realin sërish në “Los Galacticos”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *