Një video e shkurtër e prerë nga një fjalim i kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, ka shkaktuar zhurmë në qarqet konspirative në fillim të shkurtit 2022.

Në video, Trudeau lavdërohet se mediat, veçanërisht ato të majta, e kanë kursyer:

“Kohët e fundit dëgjojmë për paragjykime progresive në media, se si e lënë qeverinë tonë të qetë, na kursejnë pa asnjë arsye. Sinqerisht, mendoj se është fyese. Është e qartë se na kursejnë për një arsye shumë të mirë, sepse ne i paguajmë 600 milionë dollarë”

Videoja prej 20 sekondash përfundon me një plan statik të Trudeau dhe titrat poshtë: “Mediat kryesore? I bleva!”

Videoja ka marrë qindra mijëra shikime, por CBC, kanali publik kanadez, saktësoi më vonë se momenti është shkëputur gjatë një darke të përvitshme të Trudeau me shtypin, në maj 2019. Kryeministri ka qenë duke bërë shaka dhe videoja është prerë para se e gjitha të çohej deri në fund. Edhe AFP bëri të njëjtin verifikim.

Fjalimi i Justin Trudeau vijon ndërsa titujt e gazetave shfaqen në ekran. “Justin Trudeau falsifikon markën kanadeze” në Toronto Star; “Justin Trudeau dhe shkalla zero e reflektimit”, në faqen e parë të Journal de Montréal; “Trudeau ka humbur autoritetin moral të nevojshëm për të qeverisur”, në Globe and Mail.

Lexo po ashtu:  Facebook ndërpret një bisedë online të Netanyahut

“Nuk mund t’i meritosh këta tituj të admirueshëm pa e lyer pak rrotën”, thotë Trudeau.

Megjithatë, regjistrimi origjinal gjendet në minutën e tridhjetë e nëntë të videos më poshtë.

Me fjalë të tjera, Justin Trudeau ishte ironik për klishenë se subvencionet publike për shtypin do të bënin të mundur kontrollin e tij. Dhe, në një shaka më shumë për veten, ai vuri në dukje kritikat që kishte marrë nga mediat. Por ndërkohë në versionin e cunguar që qarkullon në Tuiter, është krejt e kundërta.

Në vitin 2018, The Globe and Mail raportuan se mediat vendase do të merrnin një paketë prej 595 milionë dollarësh si pjesë e përditësimit fiskal të Otavës. Njëkohësisht, qeveria kanadeze mbështet financiarisht Fondin e Medias të Kanadasë, një organizatë publike-private që mbështet krijimin e përmbajtjes mediatike në vend.

E në botën shqiptare kush i bleu mediat shqipe? Janë qarqet greke, serbe, italiane, turke apo oligarkët shqiptarë. Të diskutojmë këtë temë të ndieshme që po e ngulfatë jetën e shqiptarëve në Ballkan, apo jo?

Lexo po ashtu:  “Merr para nga serbët dhe shpërndan lajme të rreme”, gazetari rrëfen të vërtetën për “Klan Kosovën”: I shërben Beogradit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *