Ukraina ka hyrë në ujëra politike të paeksploruara pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, ku një komedian pa përvojë politike dhe pa një program të posaçëm politik, fitoi mjaftueshëm vota për t’u bërë presidenti i ardhshëm.

Sipas exit poll-eve, Volodymyr Zelensky është zgjedhur me afro 73% – të votave, rezultat që nuk e ka arritur më parë asnjë figurë tjetër në historinë e vendit.

Edhe pse Presidenti në largim Poroshenko e quajti një “politikan virtual” për shkak të mungesës totale të eksperiencës politike, ukrainasit dhanë masivisht votën e tyre për Zelensky-n. Madje duke injoruar akuzat për marrëdhëniet e ngushta të Zelensky-t me oligarkun Ihor Kolomozki, pronar i rrjetit televiziv ku ai ka punuar.

Zelensky nuk ndoqi zakonet e një fushate tradiconale. Ai nuk shpërndau broshura dhe as nuk dha shumë intervista. Seriali televiziv në kanalin e oligarkut Ihor Kolomozki, kishte një audiencë të jashtëzakonshme. Vetëm në Instagram kishte 3.8 milionë ndjekës.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Shërbëtori i popullit” titullohej emri i serialit që e bëri Zelensky-n pjesë të jetës së përditshme të ukrainasve për dy vjet. Një mësues që papritmas u bë president i një televizioni dhe filloi menjëherë luftën kundër korrupsionit. Dhe ajo që ndodhi në botën imagjinare të televizionit tani u bë realitet.

Lexo po ashtu:  Një gravurë nga tërmeti i vitit 1851

Arritja më e madhe e Zelensky-t është se bindi votuesit se ai nuk ka të bëjë me sistemin e elitës ukrainase të dominuar nga korrupsioni dhe oligarkët. Kjo është arsyeja pse ai u duk më shumë i besueshëm në sytë e shumë ukrainasve, duke mishëruar dëshirën për një fillim të ri. Zelensky premton se si president do të jetë liberal dhe pro-evropian, dërsa presidenti që po largohet  pranoi humbjen.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *