I dërguari i administratës amerikane Gabriel Escobar po reket ti vërë pengesa Kosovës, ndërkohë që Albin Kurti po i zbraps kërkesat e tij në favor të Serbisë. Pasi qevera në prishtinë u tërhoq, duke i hapur rrugë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e tokës Manastirit të Deçanit, pritet që Këshill i Europës të përshpejtojë aplikimiin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Raportuesja greke, Dora Bakoyannis, më 27 mars do të paraqesë raportin e saj për Kosovën në një mbledhje urgjente të Komitetit për Çështje Politike në Paris.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, ka bërë një deklaratë ku ka folur për dy kushte të reja në lidhje me pranimin e vendit në KIE. Pas vizitës në Prishtinë ai tha se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që ta pezullojë vendimin për ndalimin e monedhës serbe në Kosovë. Kurti i përsëriti edhe njëherë se “ky ishte vendim i një institucioni të pavarur”.

Escobar u largua nga Prishtina pa marrë me vete asnjë garanci për të çuar përpara draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai goditi fort, kur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se ka  “shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosjes, jo vetëm në Uashington, por edhe në Bruksel, Romë, Berlin e Paris”.

Lexo po ashtu:  Shkruan "Euronews": “Basti i Madh” i Vuçiç për Trump. Por çfarë ndodh tani?!

Për të shtuar trysninë ndaj Kurtit, Zv/sekretari i shtetit, ndonëse e cilësoi si pozitiv kushtin e vetëm për pranimin në KIE, u shpreh se janë edhe dy kushte të tjera për anëtarësimin e Kosovës aty, një për shpronësimet në Veri dhe tjetra më kryesorja – pët themelimin eAsociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Por kjo qasje amerikane duket se ka marrë kundërpërgjigje të forta nga evropiantët.

Deputetët gjermanë, Michael Roth e Knut Abraham, kanë reaguar ndaj deklaratave të emisarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut (Parlamentit) të Gjermanisë, Michael Roth, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, ka vlerësuar se është krejtësisht e pakuptueshme që SHBA-të kanë vendosur kushte shtesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kjo qasje e pa-balancuar e SHBA-së ndaj Kosovës duhet të ndalet përfundimisht. Është e padrejtë, shtetet anëtare të Këshillit të Evropës ulen në sediljen e shoferit, jo SHBA-të”, ka potencuar Roth.

Në anën tjetër Abraham ka thënë se për anëtarësimin e Kosovës ky institucion vendos si i pavarur.

Lexo po ashtu:  Refuzimi i Kurtit sjell Lajçakun sërish në Prishtinë

“I vlerësojmë shqetësimet e Escobarit, por mund ta sigurojmë se Asambleja Parlamentare në mënyrë të pavarur do t’i përcaktojë kriteret e anëtarësimit për Kosovën në Këshill të Evropës dhe do ta vlerësojë përmbushjen e tyre”, ka shkruar Abraham. 

Ndërsa Frank Schwabe një politikan gjerman i SPD-së, anëtar i Bundestagut që nga viti 2005 dhe Komisioner i Qeverisë Federale për Lirinë e Fesë dhe Besimit, ka shruar:”Me gjithë respektin për të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Këshilli i Evropës po bën të mundur gjëra që të tjerët nuk mund t’i arrinin. Dhe ne do të vendosim për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në bazë të rregullave dhe vlerave tona”.

Të mërkurën, Qeveria e Kosovës urdhëroi që Agjencia Kadastrale ta ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që 24 hektarë tokë t’i kalohen Manastirit të Deçanit.

Kryeministri Kurti tha se ky ishte kushti për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022. Ndërsa, më 24 prill u shënua hapi i parë i suksesshëm për Kosovën me vendimin e Komitetit Ministror që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Lexo po ashtu:  "Të mundja të fluturonja e të kishnja krahë si ti, Me gas të math do t`i vinja Shqipërisë brënda në gji! E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën, Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën, Mat` e Ysqyp e Prështinë"

Për raportin e raportueses greke, bakoyannis, kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ku tregoi për kërkesën ndaj Agjencionit të Kadastrit tregoi që zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të për Manastirin e Deçanit ka qenë kushti i vetem për Kosovën për t’u anëtarësuar në KiE.