Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, me anë të mesazhi në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike, tha se qeveria e SHBA-së po kontribuon pothuajse 800,000 dollarë për rimëkëmbjen e tre monumenteve të rëndësishme të kulturës në Shqipëri.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike, e cila na sjell në vëmendje nevojën për të ruajtur monumentet dhe parqet arkeologjike, dhe për të vlerësuar larminë e trashëgimisë kulturore në mbarë botën”,- shprehet ambasada e SHBA-së.

Më tej Ambasada thekson se “Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, po kontribuon pothuajse 800,000 dollarë për punë rimëkëmbse dhe mbrojtëse në tre monumentet të rëndësishme të kulturës në Krujë, Durrës dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit”.

Çdo vit më 18 Prill festohet Dita Ndërkombëtare për Monumentet dhe  Sitet Arkeologjike, e cila u krijua pas miratimit nga Konferenca e 22-të e Përgjithshme e UNESCO-s në 1983.

Qëllimi i kësaj dite  është të inkurajojë individët dhe komunitetet lokale në të gjithë botën që të vlerësojnë rëndësinë e trashëgimisë kulturore për jetën, identitetet dhe komunitet e tyre dhe të rrisë ndërgjegjësimin për diversitetin por edhe rrezikun që i kanoset asaj duke nxitur përpjekjet për mbrojtjen e ruajtjen e kësaj trashëgimie.

Lexo po ashtu:  “Kam nisur të të ngjaj, nënokja ime”. Poezia prekëse. Duhet ta lexoni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *