Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi janë shpallur non grata nga SHBA. Arsyeja dihet: Korrupsion. Bashkë me ta edhe Nikolla Gruevski dhe disa të të tjerë në Bosnjë, përherë me akuzën e korrupsionit dhe destabilizimit. Kështu fluturoi edhe Sali Berisha, edhe Tom Doshi edhe duarakullorja i Durrësit. Puna është se këtë të destabilizimit do pak fantazi ta kuptosh, pasi këta tanët i kanë thënë lepe-peqe Amerikës aq sa janë bërë të neveritshëm.

Ndaj mbetet korrupsioni. I cili po sipas Amerikës është domethënës dhe i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes. Ndaj nëse ka një punë të mirë që mund të bëjë SHBA është të na thotë se kush nuk është i korruptuar këtu nga këta që drejtojnë? Dhe në nivel qeverisjeje a përfaqëson ekipi i tanishëm progres apo regres në raport me qeverinë e non gratës Sali Berisha?

Patjetër që akte të tilla shënojnë një moment pastrimi, por ato po vijnë e aktualizohen si gjeste politike të SHBA që ndan drejtësinë që do kur e do dhe për qëllimet që di vetë. Se Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi nuk hyjnë dot në SHBA, kjo as ngre dhe as ul shumë në Shqipëri. Është vetëm një lajm më shumë në morinë e llogjeve me reforma që kemi kaq dekada që i dëgjojmë e që janë bërë si fletërrufetë e dikurshme. Mjafton të kujtojmë se raportet e përvitshme të DASh për korrupsionin janë njësoj, ndëkrohë që non gratat vijnë nga qeveritë e ikura.

Lexo po ashtu:  Thirrja e ndershme e një luftëtari: Shokë, dashamirë e bashkëluftëtarë, ejani ti ndëshkojmë e të ndryshojmë...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *