Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fillojnë të refuzojnë kërkesat për viza bazuar në deklaratat dhe aktivitetin e personave në rrjetet sociale, bëjnë të ditur autoritetet e migracionit në SHBA (USCIS).
Deklaratat, ripostimet apo referencat ndaj përmbajtjeve që mbështesin grupe të shpallura si terroriste në SHBA, siç janë Hamas, Hezbollah dhe lëvizja Houthi, do të përfshihen në këtë vendim – po ashtu edhe deklaratat antisemite.
Ministrja për Siguri të Brendshme, Kristi Noem, ka deklaruar qartë:
“Kushdo që mendon se mund të hyjë në SHBA dhe të fshihet pas Amendamentit të Parë të Kushtetutës (i cili garanton lirinë e shprehjes) për të përhapur dhunë antisemitike apo për të mbështetur terrorizmin – të mendojë përsëri. Nuk jeni të mirëpritur këtu”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së departamentit, Tricia McLaughlin.
Vendimi hyri në fuqi të mërkurën dhe vlen për vizat studentore, lejet e qëndrimit dhe lejet e punës.
Ministri i Jashtëm amerikan, Marco Rubio, në fund të marsit njoftoi se rreth 300 persona e kanë humbur vizën për shkak të deklaratave të tilla, dhe se shumë të tjerë do të përballen me të njëjtin fat çdo ditë./Aftenposten/ Shqipëruar nga MekuliPress/