Shtetet e Bashkuara planifikojnë t’i japin Ukrainës 250 milion dollarë përmes Nismës së Ndihmës së Sigurisë së Ukrainës për trajnime dhe pajisje për të forcuar aftësinë e vendit për tu mbrojtur kundër Rusisë, bëri me dije Pentagoni të enjten. Fondet për vitin fiskal 2020 janë dërguar për të penguar “agresionin rus”, tha Pentagoni në një deklaratë.

250 milion dollarët mund të përdoren për të ndërtuar aftësitë e mbrojtjes së Ukrainës, sistemet e mbikëqyrjes ajrore, radarët kundër-artilerisë së forcave të operacioneve speciale dhe pajisjet taktike, si dhe trajtimin mjekësor, dhe aftësitë kibernetike, midis nevojave të tjera,” tha Pentagoni.

Pentagoni tha se ndihma “riafirmon marrëdhënien e gjatë të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës”. Shtetet e Bashkuara thonë se kanë dhënë 1.5 miliard dollarë ndihma sigurie për Ukrainën që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës.

Kjo ndihmë është zgjeruar që kur Trump mori detyrën, duke përfshirë armatime të tilla si raketa anti-tank Javelin të bëra nga Lockheed Martin Co, që mund të përdoren kundër forcave të mbështetura nga Rusia në lindjen e goditur nga konflikti.(Reuters)

Lexo po ashtu:  Polonia dëbon diplomatët rusë - Po Shqipëria pse nuk e bënë këtë punë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *