“Duhet të kuptojmë qëndrimin amerikan, por kjo nuk do të thotë se do të pranojmë pavarësinë e Kosovës” ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duke shtuar se Serbia do të vazhdojë të luftojë për interesat e popullit serb, shkruan “B92”.

Ai ka thënë se nuk po mundet të kuptoj shkrimet ne mediat serbe se Tramp ka ndryshuar politikën ndaj Serbisë dhe çdo gjë do të jetë ndryshe.

“Ata kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo nuk do ndryshohet. Ne po përpiqemi të luftojmë për interesat tona dhe të nxjerrim sa të mundemi. Por jemi duke lëvizur nëpër tel të hollë në hapësira shumë të vogla, të thyeshme dhe po japim çdo gjë nga vetja që të nxjerrim sa më shumë për vendin tonë ” ka thënë ai për “Zërin e Amerikës”.

Vuçiq tha se në Serbi të gjithë po bëhemi pak të marrë sikur nuk po dinim çka po punohet në lidhje me Kosovën. Pushteti dhe bashkësia ndërkombëtare që në vitin 2000 kanë fol se çështja e Kosovës është vetëm pyetje e demokratizimit përkatësisht “standardeve para statusit”.

Lexo po ashtu:  Flet mikrobiologu Lul Raka se a duhet të mbahen dasmat dhe të hapen pishinat

“Reagimi i shtetit tonë ishte kur-fare. Në vend të kësaj janë përlarë brenda pushtetit kush do ketë më shumë pushtet “. Sipas Vuçiq pastaj ndodhi shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe që atëherë ShBA e pranoi Kosovën, si dhe shumica e vende perëndimore.

“A vërtet mendoni se ndonëse Serbia është më e fortë ekonomikisht dhe ushtarakisht dhe ka më shumë respekt dhe imazh në botë se jemi në gjendje të ndryshojmë qëndrimin e ShBA-ve?”, ka pyetur Vuçiq dhe ka thënë se nuk do të luaj heroin kombëtar.

Pozita jonë në lidhje me Kosovën është e rënde dhe nuk do të jetë e lehtë, por me rëndësi është se kemi arritur të shtyjmë vendin përpara në kuptimin ekonomik edhe politik. Përfundimet e mira nga takimi me zyrtarët e ShBA-ve janë se ndoshta brenda një muaji mund të vij përsëri në ShBA dhe të “ketë takime tjera me shtetarë të fuqive të mëdha “.

Ai shprehu mirënjohje që zyrtare amerikanë e kanë dëgjuar mendimin dhe pozicionin serb dhe ato biseda nuk kanë qenë të lehta.

Lexo po ashtu:  Ndikohet nga Propaganda serbe! Von Cramon e vrazhdë, ofenduese, jodiplomatike dhe përbuzëse ndaj policisë së Kosovës në veri: Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *