Ambasadori amerikan Hovenier pas takimit me Osmanin e Kurtit ka thënë se dy vendimet janë në kuadër të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës andaj nuk ka hapësirë për t’u shqetësuar.

Ani pse ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani që masa e reciprocitetit për dokumente të udhëtimit e targa të shtyhet për 30 ditë.

Sipas asaj që tha në konferencë, Hovenier shtoi se kjo është kërkesë e qeverisë së SHBA-ve dhe nuk do të thotë që kjo të mos zbatohet.

“Për t’iu thënë që duhet të shtyhet vendimi për 30 ditë reciprociteti, kjo është e rëndësishme sepse ka keqkuptime dhe dezinformata sa i përket këtij vendimi. Ne shpresojmë që do të mund të punojmë me qeverinë për të qenë të sigurt që vendimi të kuptohet. Nuk po themi që kjo të mos bëhet.”, tha Hovenier.

Vetëm edhe pak minuta na ndajnë nga nisja e reciprocitetit me Serbinë sa i përket targave dhe dokumenteve, në territorin e Kosovës.

Lexo po ashtu:  111 vjetori i Pavarësisë, ambasadori Petrit Malaj bën bashkë figurat më të larta politike të Kosovës

Për këtë veriu i vendit është tensionuar.

Por pas gjithë situatës që po mbizotëron në veri, është ambasadori amerikan që u ka dhënë mbështetje vendimit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me reciprocitetin.

Është vet ambasadori që foli para mediave duke thënë se është vendim që po vjen pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *