TikTok, që është në pronësi të kompanisë Kineze ByteDance, është kritikuar vazhdimisht nga politikanët Amerikanë të cilët e konsiderojnë kërcënim për sigurinë kombëtare.

Shtetet e Bashkuara janë duke elaboruar bllokimin e aplikacioneve të medias sociale përfshirë TikTok tha Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo.

Diplomati më i madh i Shteteve të Bashkuara tha se nëse dëshironi që të dhënat tuaja personale të përfundojnë në duart e Partisë Komuniste Kineze, atëherë shkarkoni aplikacionet Kineze.

Deklarata e Pompeo vjen në një kohë kur tensionet mes SHBA dhe Kinës janë në pikën më lartë për shkak të sigurisë kombëtare, tregtisë dhe teknologjisë.

TikTok, që është në pronësi të kompanisë Kineze ByteDance, është kritikuar vazhdimisht nga politikanët Amerikanë të cilët e konsiderojnë kërcënim për sigurinë kombëtare.

TikTok thotë se operon veçmas ByteDance. Sipas rrjetit social të dhënat ruhen jashtë Kinës dhe asnjë prej tyre nuk i nënshtrohet ligjit Kinez. Të dhënat e qytetarëve Amerikanë ruhen në SHBA thotë TikTok.

Në tre muajt e parë të të 2020 aplikacioni u shkarkuar 315 milionë herë.

Lexo po ashtu:  16 vjeçarja shqiptare mahnit jurinë e ‘The Voice of Switzerland’ (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *