Shetetet e Bashkuara të Amerikës nuk përjashtojnë një ndërhyrje ushtarake në ishujt Solomon në Paqësor, nëse Kina vendos krijimin e bazave aty. Gazeta “The Guardian” citon një “nga zyrtarët më të lartë të SHBA në Paqësor” i cili nuk e ka përjashtuar këtë opsion. Ambasadori Daniel Kritenbrink, ndihmës sekretar për Azinë Lindore dhe Çështjet e Paqësorit ka thënë se një ekip amerik ka zhvilluar një takim “kontruktiv dhe të këndshëm” me kryeministrin Manasseh Sogavare me të cilin janë ndarë shqetësimet e palës amerikane.

Ne donim t’u vinim në dukje miqve tanë në ishujt Solomon shqetësimet tona. Kryeministri ka thënë se marrëveshja me Kinën ka vetëm implikime të brendshme, por ne bëmë të qartë se ka implikime potenciale rajonale të sigurisë dhe jo vetëm për ne, ka thënë ambasadori, kjo sipas The Guardian.

Ai ka konfirmuar respektin për sovranitetin e ishujve Solomon, por nëse një bazë e përhershme kineze vendoset aty, SHBA do të përgjigjet. I pyetur për mundësinë e ndërhyrjes, ai nuk ka thënë Jo, por as ka shkuar më tej. Sipas tij vetëm fakti se përfaqsuesit e ishullit janë të detyruar të zbulojnë tekstin e marrëveshje me konsensusin e Kinës është shqetësues në vetvete. Qasja zbulon në fakt natyrën e raporteve të tanishme dhe faktin se fuqitë e mëdha nuk po mundin të shpërndajnë pushtetin më.

Lexo po ashtu:  Shumicës së shqiptarëve u formohet shkronja "M" në dorë, por ja përse jemi popull i rrallë dhe çfarë do të thotë kjo për të ardhmen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *