Presidenti Donald Trump është shprehur se ai planifikon të shtojë vende të cilave do tu ndalohet hyrja në SHBA.

Ndalimi i mëparshëm nënshkruar nga Trump dy vjet më parë mbylli kufijtë e SHBA-së për qytetarët nga shtatë vende, me shumicë myslimane.

Libia, Irani, Somalia, Siria, Jemeni, Koreja e Veriut dhe Venezuela janë të prekur. Vende nga Europa, Afrika dhe Azia po konsiderohen për rendin e zgjeruar, sipas mediave amerikane.

Trump konfirmoi se do të shtohen më shumë vende. “Ju e shihni se çfarë po ndodh në botë, vendi ynë duhet të jetë i sigurt,” u tha ai gazetarëve në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Lista e zgjeruar, e raportuar për herë të parë nga Politico, mund të përfshijë Bjellorusinë, Myanmar e njohur edhe si Burma, Eritrea, Kirgistani, Nigeria, Sudani dhe Tanzania. Versione të ndryshme të kësaj liste janë konsideruar në mesin e administratës për javë të tëra, thanë mediat amerikane.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Hogan Gidley tha në një deklaratë se administrata nuk kishte njoftime të reja të planifikuara në lidhje me ndalimin, të cilat ai i përshkroi si “thellësisht të suksesshëm në mbrojtjen e vendit tonë dhe ngritjen e bazës së sigurisë në të gjithë botën”.

Lexo po ashtu:  Deputeti i AAK i infektuar me koronavirus prezent ne seancën e Kuvendit

Gjithashtu Nigeria pritet të hiqet nga vendet e ndaluara pasi është një partner kundër terrorizmit për SHBA-në.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *