Me rënien e Shtetit Islamik, Shtetet e Bashkuara shpallin kundërshtarin e radhës në të ashtuquajturin front kundër terrorizimit. Bëhet fjalë për Hamza Bin Laden, djalin e ish-kreut të Al Kaedës, për të cilin ka dyshime se ka nisur riorganizimin e celulës terroriste.

Për këdo që jep të dhëna për vendndodhjen e tij, Uashingtoni ka vendosur një shpërblim prej 1 milionë dollarësh, siç thuhet në njoftimin për shtyp të strukturave kundër terrorizmit të departamentit amerikan të shtetit.

“Të paktën nga gushti i 2015, në internet ka audio dhe video me të cilat kërcënojë të kryejë sulme kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj perëndimorë për t’u hakmarrë për vdekjen e babait të tij i cili u vra në maj 2011 nga ushtarët amerikanë”- thuhet në njoftimin e diplomacisë amerikane.

Hamzai , i njohur si “Pinci i Xhihadit” konsiderohet se trashëgimtari i preferuar i 26 djemve të Osama Bin Laden, njeriut që fajësohet për sulmet e 11 shtatorit 2001. Ekspertë në organizatat islame theksojnë se i riu rreth të tridhjetave, drejton organizatën Ansar al-Furkan, e cila ka rekrutuar luftëtarët më radikalë të Al Kaedës dhe Shtetit Islamik. Për autoritetet amerikane është e panjohur ku ndodhet i Hamza bin Laden. Dyshimet janë se ai është nëse në Iran, Siri apo Afganistan.

Lexo po ashtu:  IKD: Dështimi i shtetit ndaj rastit “Kobra”, të gjitha dënimet me kusht ose me gjobë për veprat penale deri në 10 vite burgim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *