Mediat polake raportojnë se presidenti i vendit, Andrzej Duda dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump pritet të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët bashkëpunimi përmes së cilës parashikohet shtimi i trupave ushtarake amerikane në Poloni. 

Krzysztof Szczerski, shef kabineti i preisdenti polak, njoftoi se kjo deklaratë do të nënshkruhet në New York dhe ajo është ideuar një muaj më parë në Varshavë. Szcerski ka shtuar se në takim do të jenë edhe ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm. Në qershor palët ranë dakord që SHBA të shtojë me 1000 trupa prezencën e vet ushtarake në Poloni ku aktualisht mban 4 500 trupa në kuadër të NATO-s.

Polonia është krahas Lituanisë dhe Letonisë një ndër vendet që percepton më shumë se kushdo rrezikun rus, sidomos pas ndërhyrjes në Ukrainë.

Lexo po ashtu:  Djukanoviç për kishën serbe: Është organizatë politike, jo fetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *