Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i dha të drejtë dekretit të Presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër, ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

SHBA kërkon nga të gjitha institucionet dhe partitë politike që të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ndërsa po ashtu kërkon nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky është reagimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Lexo po ashtu:  “10 milionë euro kush ma sjell kokën e tij”, pas kërcënimit me jetë të Albin Kurtit reagon Vetëvendosje. Ja thirrja që bën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *