Shefi i ushtrisë gjermane, Alfons Mais, thotë se, në situatën e krijuar në Ukrainë, mundësitë e Gjermanisë për angazhim ushtarak janë të kufizuara. Ushtria gjermane është lënë pas dore prej kohësh në politikën e Berlinit. Gjermania e hoqi rekrutimin në vitin 2011 dhe posti i ministrit të Mbrojtjes u konsiderua gjerësisht si qorrsokak për karrierat politike, çka e lë ushtrinë me opsione të kufizuara.

Bundeswehr-i, ushtria që unë drejtoj, është pak a shumë e zhveshur. Opsionet që mund t’u ofrojmë politikanëve për të mbështetur aleancën [NATO] janë jashtëzakonisht të kufizuara“, shkroi në LinkedIn Alfons Mais, Inspektori i 21-të i Ushtrisë dhe komandanti i trupave.

Komentet e tij vijnë pas ankesave të herëpashershme nga ushtria për shkurtimet e buxhetit dhe mungesën e mbështetjes.

Bundeswehr-i është prerë deri në kockë prej kohësh. Kjo nuk duhet të jetë në kurriz të sigurisë së ushtarëve tanë jashtë vendit”, tha në vitin 2019 ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Berlini vijon të mos e plotësojë angazhimin e vet në raport me NATO-n për shpenzimet e mbrojtjes prej 2% të PBB-së.

Lexo po ashtu:  Rruga e ambasadave të Ukrainës, Serbisë, Rusisë e Kosovës në Tiranë, merr emrin “Ukraina e Lirë”

Ne të gjithë e pamë se diçka do të ndodhte dhe nuk ia dolëm përtej debateve tona, të nxirrnim përfundimet nga aneksimi i Krimesë dhe t’i zbatonim ato. Nuk pajtohem me këtë“, shtoi Mais.

Shefi i ushtrisë gjermane thotë se më shumë se kurrë, tani është koha për të përforcuar Bundesëehr-in.

Kur, nëse jo tani, është koha që të lëmë pas misionin në Afganistan dhe të ripozicionojmë veten, përndryshe nuk do të jemi në gjendje të zbatojmë mandatin tonë kushtetues dhe detyrimet tona të aleancës me asnjë perspektivë suksesi.”

Mais bëhet i dyti zyrtar i lartë që del publikisht me deklarata të diskutueshme, pas atyre të shefit të marinës, Kay-Achim Schönbach, në janar.

Schönbach është shprehur se “Putini meriton respekt” dhe se Kievi nuk do ta rifitojë kurrë territorin e aneksuar të Krimesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *