Shembja e Teatrit Kombëtar ka shkaktuar reagim edhe në Durrës, ku një grup të rinjsh janë solidarizuar me kauzën për mbrojtjen e teatrit, si pjesë e historisë së artit dhe kulturës shqiptare që u takon të gjithëve.

Protestuesit u mblodhën në sheshin para teatrit “Aleksandër Moisiu”, pasditen e së mërkurës, duke dhënë mesazhe kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe dhunës së ushtruar ndaj protestuesve në Tiranë.

Ata kanë ftuar qytetarët t’i bashkohen kauzës së tyre dhe të mbrojnë së bashku vlerat e arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore që ndër vite janë dëmtuar rëndë. Protestuesit kërkuan nga qeveria që të angazhohet në zbutjen e pasojave të rënda të krijuara nga pandemia në ekonomitë familjare dhe bizneset.

Lexo po ashtu:  "SERBIA NA LUFTON NGA BRENDA DHE JASHTË", Kosova thirrje nga Tirana: Duhet të jemi sa më afër njëri-tjetrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *