Një studim ka gjetur 31 gene të reja të lidhura me tensionin arterial. Çfarë do të thotë kjo risi? Sipas OBSH-së hipertensioni provokon çdo vit vdekjen e 7.5 milion personave, afërsisht 12,8% e të gjitha vdekjeve që ndodhin në planet.

Pjesmarrja e 31 geneve në tensionin arterial e ka zgjeruar katalogun e geneve të lidhura me hipertensionin e lartë. Mes këtyre, tri gene duket se kanë një efekt më të madh mbi tensionin arterial krahasuar me gene të njohura më parë.

Dihet tashmë se hipertensioni është një faktor risku për të sëmurët kardiovaskularë dhe për vdekjen e parakohshme. Kërkuesit në Universitetin “Mbretëresha Meri” të Londrës dhe nga Universiteti i Kembrixhit përdorën të dhëna gjenetike dhe histori mjeksore të më shumë se 347.000 personave nga vende të ndryshme (Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Finlanda, Pakistani etj.) dhe identifikuan 31 zona të reja genetike të lidhura me tensionin arterial.

Pjesmarrësit ishin të shëndetshëm, diabetikë, me hipertension apo dhe me sëmundje të arterieve koronare. Zbulimi tregoi ndryshime të ADN-së në tre gene, efektet e të cilëve janë gati dyfish më të mëdha se të geneve tashmë të njohur. Një nga këta tre gene është RBM47 që kodifikon një proteinë, e cila modifikon ARN-në, tjetri quhet RRAS dhe merr pjesë në ciklin qelizor dhe i treti është COL21A1 që është përgjegjës për formimin e kolagenit të indeve në organizëm.

Lexo po ashtu:  Këto janë 5 shkaqet e zakonshme të skuqjes së syve

“Kjo përfshirje mund të zbulojë medikamente që janë në treg, por që për momentin mund të përdoren si ilaçe potenciale për të kuruar hipertensionin”, – shprehet Patricia Munro, bashkautore e zbulimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *